Saturday, January 31, 2009
Avancon pushtimi islamik ne Shqiperi
Sic do ta kuptoni nga ky artikull, ky ligj eshte bere vetem per te favorizuar islamiket e felliqur sepse deri me sot asnjehere nuk eshte ndaluar per te mbajtur kryqe apo gjysem hene ne qafe.
Edhe pak edhe i uroj Shqiperise qe mos te hyje ne BE por te bashkohet me Turqine Arabine dhe Pakistanin.
Nuk duam qe ne nje te ardhme vendi yne te shihet si kancer per BE.
———–
marre nga balkanweb.com
Qeveria garanton me ligj për besimtaret myslimane mbajtjen e shamive të kokës apo të perçes në institucionet publike. Në të njëjtat institucione, edhe besimtarëve të krishterë u garantohet me ligj mbajtja e kryqeve. Këto të drejta sigurohen falë nenit 10 të draftit përfundimtar që qeveria ka hartuar “Për lirinë e fesë, organizatat fetare dhe marrëdhëniet e ndërsjella me shtetin”, të siguruar ekskluzivisht nga “Gazeta Shqiptare”. Ky nen parashikon vetëm tri raste kur besimtarëve u kufizohet liria e fesë. Konkretisht, në pikën 1 të tij thuhet se “ushtrimi individual ose kolektiv i fesë ose ndërgjegjes mund të kufizohet vetëm me ligj, me qëllim garantimin e sigurisë publike, rendit ose moralit shoqëror ose të drejtave dhe lirive themelore të individëve të tjerë”. Rasti i dytë i parashikuar thotë se “ushtrimi i lirisë së fesë dhe ndërgjegjes nuk mund të justifikojë shmangien nga kryerja e detyrave që rrjedhin nga zbatimi i ligjit”. Kurse në pikën 3 dhe të fundit të nenit 10, citojmë se “shtetasit, të cilët mbi bazën e fesë ose bindjes së tyre nuk mund të kryejnë shërbimin e detyruar ushtarak, kanë të drejtë të kryejnë një shërbim tjetër alternativ në shërbim të shtetit shqiptar”. Pra duke mos e futur tek “kufizimi i lirisë së fesë”, mbajtjen në institucionet publike të simboleve fetare, sikundër janë shamia e kokës, perçja apo kryqi, qeveria ka garantuar kësisoj me ligj mbajtjen e tyre për besimtarët e feve respektive. Kjo përforcohet edhe nga neni 11, me titull “Garantimi për subjekte të veçanta”, nga ku citojmë shprehimisht se “e drejta për të poseduar dhe përdorur objektet e nevojshme për të ushtruar besimin ose bindjen fetare duhet garantuar edhe për personat që kryejnë shërbimin ushtarak ose shërbime të tjera civile; ndodhen në qendra të shërbimit shëndetësor ose institute të kujdesit social, si dhe kampe pushimi për fëmijët dhe të rinjtë, të administruara nga institucione shtetërore; qëndrojnë në institute të vuajtjes së dënimit penal ose qendra riedukimi apo të trajtimit social për të rinjtë”. Madje për ta sqaruar njëherë e mirë këtë çështje, që shumë shpejt pritet të bëhet objekt i një debati të fortë e të madh publik, ekzekutivi ka saktësuar në terminologjinë e ligjit se do ta konsiderojë “diskriminim të drejtpërdrejtë për shkak të bindjes fetare”, çdo masë shtrënguese që mund të merret nga ndonjë titullar institucioni publik për të ndaluar vartësit e tij besimtarë, të mbajnë simbole fetare. “Diskriminim i drejtpërdrejtë për shkak të ndërgjegjes dhe bindjeve fetare, konsiderohet çdo trajtim i pabarabartë i një personi në raport me persona të tjerë, në rrethana të ngjashme ose të njëjta, që kryhet, është kryer ose do të kryhet, qëllimisht ose jo, përmes parapëlqimit, përjashtimit, ndalimit, shtrëngimit, krijimit të privilegjeve ose çdo forme tjetër që sjell si pasojë mosnjohje, diferencim e përfitime të pabarabarta në ushtrimin e të drejtave njerëzore në fushën e ndërgjegjes dhe të fesë, si dhe të gjitha të drejtave e lirive themelore të njeriut, në fushat civile, politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore”, thuhet në ligj.
Monday, March 29, 2010 - 13:34:38
fillim i mire