Thursday, October 15, 2009

Berisha te huajve: Jemi Kina e vogel e Europes ( atje ku multinacionalet shfrytezojne punen e te miturve dhe paguajne sa per nje pjate oriz)

shekulli.com.al

TIRANA- “Po bëhemi si Kina e vogël e Evropës e këshillueshme për të gjitha vendet për investimet e tyre, ideale për ndërmarrjet e vogla e të mesme italiane”. Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë pjesëmarrjes në edicionin e nëntë të Fiera del Levantes në Shqipëri. Lajmin e citon sot agjensia italiane e lajmeve Ansa, e cila thekson lidhjet mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë marrëdhëniet ekonomike.
“Dua të siguroj investitorët italianë se Shqipëria po punon për t’u bërë dita-ditës një vend gjithnjë e më i hapur dhe favorizues i investimeve të huaja. Po punojmë fort kundër problemeve burokratike për të zgjidhur çështjet e pronësisë”- citon Ansa, Berishën.
Sipas saj, Berisha ka deklaruar se Shqipëria është vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë, i vetmi me sportele unik për regjistrimin e sipërmarrjeve dhe një vend ku taksat paguhen online.
Më tej, shkrimi vijon me deklaratën e kryeministrit shqiptar për një sportel të vetëm për marrjen e licencave, duke bërë kështu të mundur frenimin e burokracisë.
“Ka shumë mundësi në kampin energjetik dhe kjo ka tërhequr ndërmarrje italiane që punojnë në sektorin hidrik, eolik, ndërkohë që ne jemi të hapur edhe për format e tjera”- tha ai.

Add comment

Fill out the form below to add your own comments

User data





Add your comment