Sunday, October 18, 2009
Berisha perendimorve: Duam qe bashke me ne ne europe te hyje edhe Turqia (rrefimi qe gjysma e popullsise shqiptare jane turq)
Sali turku perpiqet tu mesoje europianeve se kane te njejtat vlera kulturore Turqine
—————————–
top-channel.tv
Kryeministri Sali Berisha, nga Vjena mban leksione për hyrjen e Shqipërisë dhe Turqisë në Europë. Në mënyrë indirekte, kreu i qeverisë shqiptare, duke përmendur shprehjen e Sharl Dë Golit mbi Europën të shtrirë nga Vladivostoku deri në Vankuver, shtoi se Europa sot po ecën drejt zgjerimit të saj. “Europa nuk do të ishte e plotë nëse të gjitha territoret saj, të cilat po ndërtojnë dhe forcojnë të njëjtat vlera europiane, nuk përfshihen në të, si në rastin e Turqisë. Është e vërtetë se Turqia është një vend me mendje europiane dhe zemër aziatike, por Kostandinopoja ishte djepi i qytetërimit tonë”, tha Berisha. Shqipëria pret përgjigjen për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe aktualisht është duke lobuar fort për liberalizimin e vizave brenda vitit të ardhshëm. Kryeministri mori pjesë në konferencën “Bota në Vitin 2025”, mbajtur në Vjenë. Në fjalën e tij drejtuar politikanëve të lartë europianë, pjesëmarrës në këtë konferencë, ai paraqiti një tablo të zhvillimeve të Shqipërisë gjatë viteve të fundit, në përpjekje për të realizuar standardet për liberalizimin e vizave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Kryeministri në Austri ishte i ftuar nderi në darkën zyrtare, ku morën pjesë personalitetet më të shquara pjesëmarrëse në këtë konferencë. Nga takimet zyrtare, Kryeministri Berisha i kërkoi kryetarit të grupit të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian, zotit Daul, mbështetjen e grupit të PPE-së për procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, si dhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Daul e përgëzoi Kryeministrin Berisha për arritjet e qeverisë shqiptare në implementimin e reformave themelore për integrimin e vendit dhe vendosmërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vend. Kryeministri Berisha e njohu zotin Daul me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare drejt përmbushjes së standardeve dhe kritereve të nevojshme për integrimin e vendit në BE, si dhe me vlerësimet e rëndësishme të Komisionit Europian në progres-raportin për Shqipërinë gjatë vitit 2009, i cili në vizionin e Kryeministrit Berisha do të shërbejë si një road-map për qeverinë shqiptare në procesin e integrimit europian. Gjithashtu Kryeministri Berisha e shfrytëzoi këtë rast për të kërkuar mbështetjen e grupit të Partive Popullore Europiane për procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, si dhe për nxitjen dhe suportin në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.