Thursday, January 29, 2009
Ja plehrat arabe qe kerkojne qe ato pak virtyte qe kemi ti atribuojne fese se tyre
Po mire dua te pyes keta zoterinj: po vlonjatet mos te duken myslymaner? E dini qe vetem nje sinagoge ka ne Shqiperi dhe ajo ndodhet ne vlore ( edhe pse nuk eshte ne fuksion). Po sipas jush ortodokset shqiptare nuk i ndihmuan hebrenjte gjate luftes se dyte boterore? Ju jeni si bakteret qe avash avash kerkoni te pushtoni cdo gje ne kete bote edhe virtytet e atyre qe urreni sepse ju i urreni ata qe praktikojne fe te tjera. Dhe kete pushtim nuk e beni me dinjitet, por me duke lepire duart edhe kembet me dyftyresi, ju jeni si krimbat.
——————————————————
marre nga shekulli.com
Ekspozita e famshme fotografike e Norman H. Gershmanit me portrete të familjeve shqiptare që kanë kontribuar në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka marrë papritur një rrjedhë tjetër. Më 2007 ajo u shfaq në Yad Vashem në Jeruzalem, janarin e shkuar në Nju Jork, ndërsa të martën, në Ditën e Kujtesës së Holokaustit, albumi shëtitës me titull “Besa:
A Code of Honor - Muslim Albanians Who Rescued Jews During the Holocaust” zuri vend në muzeun e bashkisë së një qyteti të vogël, Raml ku jetojnë së bashku me mijëra hebrej dhe arabë.
Edhe ekspozita është paraqitur në dy gjuhë, hebraisht dhe arabisht.
Megjithatë, dëshmitë që vijnë nga këta “myslimanë të ndershëm shqiptarë”, disa familje të të cilëve shteti i Izraelit u ka shprehur mirënjohje me titullin “I nderuar ndër kombe”, të rinjve vendas që vijnë të shohin ekspozitën, nuk iu shqisin nga mendja Gazën.
Ata u kanë folur mediave - që vërtet u ka bërë jehonë “myslimanëve që kanë shpëtuar hebrej” - vetëm për plagët e rënda që njerëz të pafajshëm kanë marrë në Gaza.
“E kam ditur që myslimanët i kanë ndihmuar hebrejtë pa kërkuar shpërblim, por tani e kam të vështirë për shkak të asaj që ka ndodhur në Gaza.
Unë nuk mund ta harroj Gazën as këtu”, thotë një nxënëse. Një tjetër shton se “ekspozita është e rëndësishme sidomos në këtë moment. Njerëzit flasin për myslimanët si terroristë; këtu kemi një shembull të myslimanëve humanistë. Sot vajzat janë krenare që janë myslimane.”
Në një moment të tensionuar në territoret ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, ekspozita me portretet e familjeve shqiptare duket të jetë marrë për të demonstruar rolin e fesë në shoqëritë në konflikt ku mysliman dhe hebre do të thotë me shumë se identitet fetar.
Këto vitet e fundit, që kur vendi ynë ka njohur 27 Janarin, “Dita e Kujtesës”, shpëtimi i hebrejve i është komentuar opinionit publik si një fenomen që ka lidhje me kodet e lashta të shqiptarit, me besën të këtë rast, me kultin e mikut.
Pas kësaj, ata që janë aktivë në Shoqatën e Miqësisë Shqipëri-Izrael i bënë jehonë fenomenit në arenën ndërkombëtare duke përfshirë në interpretim edhe identitetin fetar.
Kështu po i mëshohej idesë që shqiptarët që kishin shpëtuar hebrej ishin më së shumti myslimanë.
Pikërisht këtu e ka bazën propaganda e fotografit amerikan me rrënjë hebreje Norman Gershman: “Shumica e shqiptarëve kur pyeteshin përse i shpëtuan hebrejtë përgjigja e tyre ishte: “besa”.
Gjatë pesë viteve Gershman vizitoi Shqipërinë për të takuar njerëz dhe me portretet e trashëgimtarëve të “shpëtimtarëve” bëri një album me 65 imazhe. “Hebrejtë janë trajtuar si mysafirë, iu janë dhënë rroba fshatarësh dhe emra myslimanë”, thotë ai me rastin e ekspozitës që është hapur në qytetin me popullsi arabo-hebreje.
Më tej shpjegon se shqiptarët e përfshijnë konceptin e besës në fenë e tyre (!), madje arrin në deduksione të guximshme: “Shqiptarët thonë: nuk ka besë pa Kuranin dhe s’ka Kuran pa Besën… E kush ka dëgjuar ndonjëherë që një mysliman të shpëtojë një hebre? Unë gjeta myslimanë që kanë shpëtuar hebrej.
Është absurd perceptimi i fesë Islame si fe maniake. Ata janë thjesht njerëz. Dhe ky popull i vogël (shqiptarët), i përcjell një mesazh botës. Unë refuzoj t’i quaj këta njerëz terroristë apo simpatizantë terroristësh.”
Si shumë reporterë që kanë shkelur historikisht në Shqipëri edhe Gershman i vë këtij vendi medaljen e “një kulture të çuditshme” dhe bën interpretime që i ngjajnë sofizmave, me qëllim që të provohen dhe pastaj të kundërshtohen paragjykime që janë në vorbullën e diskurseve aktuale.
Një keqkuptim i kotë në radhën e argumenteve folklorike për shpëtimin e hebrejve dje prej besës sot prej fesë myslimane.
“Babai im ishte mysliman i përkushtuar. Ai besonte se po të shpëtonte jetë do të shkonte në parajsë” është një nga “dëshmitë” që veçohet nga ekspozita.
Në janar 2008 Parisi ishte qyteti i parë evropian ku në Palais du Luxembourg nëpërmjet konferencës “Shqipëria 1933-1944 - Nder i Njeriut” ia dha jehonë ndërkombëtare kontributit shqiptar për të drejtat e njeriut në kulmin e kërcënimit nga diktatura totalitare e Adolf Hitlerit.
Aty u ekspozuan edhe 100 dokumente dhe 50 fotografi, letërkëmbime të institucioneve shqiptare me ato gjermane, që dëshmojnë se shpëtimi i hebrejve nuk ndodhi vetiu dhe as vetëm prej besës së shqiptarit.
Gjatë pushtimit gjerman kemi investimin e qeverisë shqiptare për shpëtimin e hebrejve dhe sipas një marrëveshjeje pushtuesi nuk do të ndërhynte në punët e qeverisë shqiptare vetëm në rast sulmi. Kjo është e dëshmuar në letërkëmbimet ‘43-’44”.