Sunday, May 17, 2009

Perse nje i djathte duhet te votoje kesaj rradhe per Edi Ramen

Ja motivet:

1. Sali Berisha eshte kryetar i nje partie te djathte, por ben politikat e se majtes legalizuar ndertesat pa leje, duke mos u dhene zgjidhje ceshtjes se ish-pronareve dhe shume politika te tjera sociale

2. Sali Berisha kerkon ta ktheje Shqiperine ne nje satelit arab ne Europe : ne fillim vitet ‘90 na antarsoji ne Konferencen e vendeve Islamike, dukefyer bektashinjte dhe kristianet. Ai rrethohej nga filosislamike si i ndieri Bashkim Gazidede, etj etj

3. Sali Berisha ben politika ne dem te jugut te Shqiperise, sic bente Ahmet Zogu ne kohen e tij. Ai kerkoi te digjte Vloren ne ‘97 dhe mashtroi ne zgjedhjet e 2005 duke i premtuar qe nuk do ndertonte Petroliferen por dihet… Ai nuk ka marre asnjehere ne celjen e sezonit turistik ne Vlore.

4. Sali berisha eshte i paafte! Pse? Sepse viti ‘97

5. Sali Berisha nuk e antarsoji Shqiperine ne Nato, por fakti qe 2005 u be rotacioni i pushtetit pa dhune jo si 1997 kur ne pushtet ishe Sali Berisha

6. Sali Berisha bashke me Fatos Nanon kane bere te mundur qe tranzicioni te zgjase kaq shume ne Shqiperi

7. Keto me siper nuk do te thone se Edi Rama mund te jete me i mire, por nuk e dime. Pse mos ta zbulojme? Nje votues me ide te djathta nuk ka perfituar nga politikat e Sali Berishes kryetar i nje partie te djathte. Nese votojme Edi Ramen mund te bejme te mundur largimin nga partia demokratike te Sali Berishes keshtu mund te vije ne vend te tij nje Poltikan me ide te djathta te denje per ate parti

8. Dakort, Edi Rama sigurisht nuk ka nje imazh te denje per nje familjar duke pasr parasysh fotot nudo dhe historine me gruan e ndare…Edhe cfare? Se mos e duam per dhender. Ka rendesi te jete patriot dhe te bej punen mire si kryeminister. Per kete te fundit nuk jemi te sigurte, por ama perse mos ti japim nje mundesi, sic eshte i ri…

9. E urrej partine Socialiste, por mbi te gjtha urrej Sali Berishen qe me ben te votoj partine Socialiste