Friday, July 17, 2009

Saliu rrezon Skenderbeun dhe larteson Ahmet Turk Zogun, dhe matianet me origjine turke e falenderojne


BURREL - Busti i shumëdebatuar i Mbretit Zog, që u vendos të ndërtohej pikërisht në vendin ku për vite me radhë qendronte busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, është inaguruar sot nga Kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Berisha zbuloi në mënyrë simbolike shtatoren në nder të mbretit të parë të Shqipërisë, ku i pranishëm ishte dhe pretendenti për frontin mbretëror Leka Zogu i Parë, si dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore, deputet të zonës, ministra të kabinetit qeveritar si dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Ai u shpreh në këtë ceremoni se “sot ne nderojmë burrin e madh të Matit dhe të mbarë shqiptarëve me këtë shtatore. Unë kam bindjen se historia, me ritmet e jashtëzakonshme të Ahmet Zogut, do të nxjerrë në pah, do të ridimensionojë figurën e tij të madhe dhe kontributin e tij”. Ndërsa Leka Zogu i Parë duke vlerësuar vendosjen e shtatores së të atit, Ahmet Zogu në sheshin e qytetit të Burrelit, e ka konsideruar këtë si një moment historik që i përket të gjithë Shqipërisë.

Por le të kujtojmë se në tetor të vitit 2008 kur Këshilli bashkiak i Burrelit vendosi të heq monumentin e Skënderbuet nga sheshi kryesor i qytetit, hasi në kundërshtimin e plotë të banorëve të qytetit. Po kështu u kritikua edhe nga analistë dhe historianë. Në atë kohë, kryetari i Bashkisë, argumentonte se “busti i Skenderbeut do të largohet sepse është me përmasa të vogla”. Sipas tij, Skenderbeu duhej të ishte mbi kalë sepse është i vogël dhe i mbuluar nga pemët. Në atë kohë qeveria nuk reagoi. Bashkia e Burrelit gjeti donatorë dhe ndërtoi shtatoren e Zogu, për të ridimensionuar figurën e tij në vendlindje.