Wednesday, October 14, 2009
Zhvillimi i prostitucionit ne Berat-Elbasan-Librazhd-Durres-Tirane-Kavaje-Fier-Lushnje
me mijra artikuj qe deshmojne zhvillimin e prostitucionit ne keto qytete:
———————————————–
ELBASAN - Po kryente marrëdhënie seksuale me një të moshuar në park, në pranga prostituta.
Seksioni kundër trafiqeve të paligjshme në drejtorinë e policisë së qarkut të Elbasanit ka arrestuar në flagrancë M.M., 39 vjeçe, me banim në lagjen “11 Nëntori” pasi u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale në publik me M.P. 71 vjeç, me banim në këtë qytet. Çifti ka rënë dakord për të kryer marrëdhënie kundrejt shumës 200 lekë.
Prostituta ka studiuar më parë të moshuarin të ulur në stol dhe pasi i është afruar, i ka propozuar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt të hollave. Fillimisht ajo i ka kërkuar 500 lekë, por nuk kanë rënë dakord dhe shuma ka zbritur në 200 lekë, aq saç mban xhepi i një pensionisti.
Për të kryer ritin i moshuari dhe prostituta kanë zgjedhur parkun “Rinia”. Kalimtarë të rastësishëm kanë njoftuar policinë, e cila i ka kapur në flagrancë. M.M. ka dëshmuar në polici se ka kërkuar të kryejë seks kundrejt shumës 200 lekë, ofertë që është pranuar nga 71-vjeçari.
Edhe i moshuari ka deklaruar të njëjtën gjë duke u mbrojtur se ishte 39-vjeçarja që e ftoi, dhe se ai si mashkull thjesht ka pranuar. M.M. rezulton të jetë dënuar një herë për veprën penale të “vjedhjes”. Ndaj saj është ngritur akuza për “ushtrim prostitucioni”.
————————————————–
ELBASAN- Tre gra kanë rënë në pranga dje për ushtrim prostitucioni dhe bashkë me to është ndaluar dhe pronari i lokalit, ku ushtrohej aktiviteti. Mesditën e djeshme,përgjatë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur ura e Lizës, policia ka zbuluar një lokal, ku ushtrohej prostitucion nga tre femra, të cilat janë kapur në flagrancë. Seksioni i Krimit të Organizuar pranë drejtorisë së policisë, Elbasan ka arrestuar në flagrancë shtetaset Fatbardha L.33-vjeç nga fshati Tunjë i Gramshit, Silvana R. 32-vjeç, lindur në Berat e banuese në Shtërrmen të Elbasanit, Bukurije V. 33- vjeç, lindur e banuese në Gramsh si dhe shtetasi Sali Gjyla, 51-vjeç, banues në fshatin Tregan të Elbasanit. Policia lokale bën të ditur se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në këtë lokal, pronë e tjetër kujt por që ishte marrë me qira nga Sali Gjyla, kanë kryer veprat penale të ushtrimit të prostitucionit, shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të ambienteve për këtë qëllim. Mësohet se në momentin e ndërhyrjes së policisë ka pasur edhe klientë të femrave që ushtronin prostitucion dhe vlerat e parave ishte nga 30 deri në 50 mijë lekë të vjetra. Nga policia konfirmohet se shtetasi Gjyla e ka marrë me qira këtë lokal prej një viti dhe sistematikisht ushtohej prostitucion nga ana e tre femrave që për arsye ekonomike të mbërritura nga zonat rurale kanë gjetur këtë mënyrë për të fituar para. Ata që e kishin vënë re të parët këtë gjë ishin banorët, por për të mos krijuar konflikt me pronarin e vërtetë të lokalit nuk kishin reaguar. Një ditë më parë, efektiva të shumtë policie kanë rrethuar lokalin dhe kanë zbuluar tre femrat. Pas ndalimit, të lehtësuar, banorët e fshatit Mnegel pjesë e fshatit Labinot Fushë kanë vlerësuar policinë për largimin e femrave nga lagjja e tyre. Ata thonë se nuk kanë denoncuar pasi nuk kanë dashur të konfliktohen me bashkëfshatarin e tyre që merrte qiranë, por prostitucionin e kishin vënë re me kohë, madje për ta ishte kthyer në shqetësim.
————————————————–
Elbasan, tre në pranga për prostitucion
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka finalizuar mbrëmjen e djeshme operacionin e koduar “Semafori Rozë” duke shpënë në pranga disa shtetas që akuzohen për shfrytëzim për prostitucion dhe ushtrim prostitucioni. “Si rezultat i punës investigative dhe hetimeve të kryera u kap duke ushtruar prostitucion në lokalin në pronësi të shtetasit Agron Zace, shtetasja D. Mustafa.
Në fund të këtij operacioni, sektori kundër krimit të organizuar arrestoi në flagrancë shtetasit D. Mustafa, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banuese në Lushnje e cila akuzohen për ushtrim prostitucioni, Agron Zaçe 52 vjeç lindur në Berat dhe banues në Elbasan, i cili akuzohet për shfrytëzim për prostitucion dhe mbajtje të ambienteve për prostitucion, dhe Denis Zaçe 21 vjeç”,- thanë burimet e policisë.
Sipas tyre, prostitucioni kryhej në lokalin në pronësi të shtetasit Agron Zace në lagjen “Dyli- Haxhire” pranë NSHU-së së Elbasanit. Çështja po ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit.
—————————————————–
ELBASAN - Një shtetase e dënuar me gjobë për “ushtrim prostitucioni” është përballur sërish me policinë, këtë herë për të vuajtur dënimin me 37 ditë pas konvertimit të gjobës nga ana e gjykatës.
B.V. me banim në Gramsh ishte shpallur në kërkim pasi duhet të vuante ditët e burgut, pasi nuk ka mundur të shlyejë shumën prej 185 mijë lekësh gjobë e vendosur nga gjykata.
Kështu, mësohet se me vendimin e datës 3.06.2009, ajo do të duhet të qëndrojë në qeli për 37 ditë. Gruaja nuk ka mundur të paguajë gjobën që kishte vendosur më parë gjykata dhe përmbarimi s’ka pasur asnjë mundësi për ta vjelur këtë detyrim.
Gruaja ishte kapur kohë më parë teksa ushtronte prostitucion në një lokal në periferi të qytetit të Elbasanit. Policia arriti ta arrestonte gjatë një blici të organizuar nga agjentët. Por historia e gruas nga Gramshi nuk përfundon këtu. Në maj të këtij viti ajo është goditur në mes të lagjes nga një shtetas me mjete të forta dhe për pasojë ka pësuar dëmtime të rënda. Personi që e ka goditur mësohet se bashkëjetonte me të.
—————————————-
Femra për 3 mijë lekë pranë ambasadave:
TIRANË- Mbyllet hetimi për pronarin e një moteli, Sulejman Shehu, si dhe menaxheren e seksit të motelit S. Aliaj, të akuzuar për “Mbajtje të lokaleve për prostitucion” dhe “ushtrimit të prostitucionit” të një ambienti pranë bllokut të Ambasadave.
Sipas dosjes përkatëse që pritet të gjykohet nga Petrit Çomo, të pandehurit janë arrestuar me 4 shkurt 2009 në një lokal që ndodhej në rrugën “Naim Frashëri” prapa bllokut të ambasadave mes rrugës së “Kavajës” dhe asaj të “Durrësit”.
Arrestimi i tyre u bë pas një vëzhgimi të policisë në bashkëpunim me prokurorinë. Në momentin e arrestimit aty u gjetën edhe 7 femra të tjera, që kryenin seks kundrejt pagesës. Pronari i motelit është hetuar në gjendje arresti ndërsa gruaja e akuzuar si menaxhere e vajzave, është hetuar në gjendje të lirë.
“Gjatë fazës hetimore është provuar dhe faktuar me prova të ndryshme materiale, se i pandehuri Sulejman Shehu ishte pronari i “Bar-Motelit” që ndodhej në rrugën “Naim Frashëri”, prapa bllokut të ambasadave dhe kishte punësuar si menaxhere të pandehurën S. Aliaj, e cila prezantohej edhe si mbesa e pronarit,- thuhet në kërkesën për gjykim.
Menaxherja Aliaj, sipas provave e dëshmive të marra gjatë hetimit, kishte punësuar si “banakiere”, “pastruese”, “kameriere”, “rrobalarëse apo hekurosëse çarçafësh” shtatë vajza që realisht kryenin detyra të tjera kundrejt pagesave nga 2 mijë lekë të reja deri në 5 mijë lekë për një kontakt seksual.
“Për çdo marrëdhënie seksuale që kryenin të punësuarat e lokalit, pronari Shehu merrte një përqindje të caktuar bashkë me menaxheren Aliaj, e cila në disa raste dyshohet se ka ushtruar edhe vetë rolin e prostitutës,-thuhet në dosjen hetimore.
Sipas akuzës, policia me urdhër të prokurorisë, dy muaj kanë hetuar, vëzhguar, fotografuar, filmuar e përgjuar pronarin e lokalit, menaxheren dhe të punësuarit e saj që punonin nga mëngjesi deri në darkë vonë, duke arritur ndonjëherë xhiron ditore për persona deri në 30 mijë lekë të reja.
“Janë identifikuar dhe marrë në pyetje persona të ndryshëm, të cilët e frekuentonin si klientë të rregullt lokalin që shumica e tyre janë të moshës mbi 40 vjeç.
“Ky lokal, ka qenë disa herë i shënjestruar, pasi shpesh në numrin 129 të Policisë së kryeqytetit banorët e pallateve rreth denonconin se në këtë lokal ushtrohet prostitucion. Pas këtyre informacioneve, policia në disa raste ka shoqëruar pronarin e lokalit duke e liruar më pas për mungesë provash,- thuhet në dosje.
Mësohet se për të mos rënë në sy, klientët që kërkonin takim seksual me një femër përdornin emrin e koduar se “dua një suko”, duke caktuar edhe çmimin nga pas që varionte nga 2 mijë lekë deri në 5 mijë lekë të reja, shumë kjo e caktuar nga vetë të punësuarat e lokalit.
Policia, pas hetimeve operative për dy muaj ka organizuar operacionin e policisë të koduar me emrin “Driloni”, duke ndërhyrë rreth orës 14:30 minuta të datës 4 shkurt 2009 në lokalin e pronarit Sylejman Shehu duke arrestuar atë dhe menaxheren e lokalit e cila po ushtronte aktivitetin e saj të prostitucionit, ndërsa 7 vajzat e ndaluara aty janë marr në pyetje dhe janë lënë të lira.
——————————————————————-
Arrestohet homoseksuali, marrëdhënie në mes të lulishtes
ELBASAN- Një homoseksual është arrestuar nga policia, pasi është kapur në një lulishte duke kryer veprime të turpshme në këmbim të parave. Quhet Eduart Sefedin Muhaxhiri. Është 38-vjeç dhe banon në lagjen “Emin Matraxhiu”, në Elbasan. Dje rreth orës 18.15 u arrestua nga policia ndërsa ishte duke kryer marrëdhënie homoseksuale me shtetasin F.C. 23-vjeç, me banim në këtë qytet. Gjithçka ka ndodhur në sy të publikut, në lagjen “Shën Koll”, duke shkaktuar edhe reagimin e shumë kalimtarëve. Dikush ka lajmëruar policinë dhe një furgon i grupit të gatshëm ka ndërprerë marrëdhënien që po kryhej në një lulishte jo shumë larg syve të njerëzve. Me gjithë kundërshtimet e Eduartit, policia ka kryer detyrën, pasi veç veprimeve të turpshme mbi të rëndon edhe akuza për ushtrim prostitucioni. Por më pas në furgon ai ka tentuar të joshë edhe uniformat blu.
Homoseksuali e quan të padrejtë arrestimin e tij. Ai ka treguar se ka kryer gjithmonë marrëdhënie seksuale në Shqipëri dhe jashtë saj. Kohët e fundit ishte kthyer në Elbasan dhe sapo ka zbritur në qytet i janë vardisur disa meshkuj. Ashtu si ka treguar edhe vetë, nuk ka refuzuar njeri. Ka qenë i gatshëm të zhvishet nudo në mes të lulishtes. Pazari ka qenë për 200 lekë, por për të, sipas dëshmisë, nuk kanë rëndësi paratë. Ndërsa hyn në qeli Eduarti kthen kokën dhe shprehet: “Më vjen keq, Shqipëria është shumë prapa. Kështu nuk futemi në Evropë”.Ndaj tij është ngritur akuza e prostitucionit dhe marrëdhënieve homoseksuale në vende publik parashikuar nga nenet 113 dhe 107 të Kodit Penal. Çështja i ka kaluar Prokurorisë. Ndërsa pritej që edhe ndaj personit tjetër policia të mbante të njëjtin qëndrim ai ka përfituar nga fakti se është kthyer viktimë dhe dëshmitar i rastit.
————————————————
Raporti: Prostitucioni në rritje, divorce e varfëri
Kryejnë marrëdhënie seksuale për të siguruar mbijetesën. Tashmë i gjen në mes të kryeqytetit, në periferi e deri te spitalet, të gjitha në “krye të detyrës” për të siguruar bukën e gojës. Bëhet fjalë për punonjëset e seksit (prostitutat), të cilat dëshmojnë fakte tronditëse për aktivitetin e tyre. Në raportin e fundit mbi punonjëset e seksit në Tiranë nga qendra “Aksion Plus”, e vetmja që ofron shërbime në terren për këto kategori, bëhet e ditur harta e shpërndarjes së prostitucionit, kategoria e klientëve, fitimet që ato sigurojnë dhe një sërë problemesh që ndeshin punonjëset e seksit gjatë aktivitetit të tyre. Drejtuesi i kësaj qendre, Genci Muçollari, tregon për gazetën të gjitha detajet e këtij raporti. Ndërsa Mira Ruka, punonjëse në terren me punëtoret e seksit, tregon eksperiencën e saj të përditshme. “Ndoshta njerëzit mendojnë se shumica e prostitutave janë rome, por në fakt nuk është kështu, pasi ka më shumë femra që janë të dorës së bardhë, pasi ato janë edhe më të preferuara”,- pohon Ruka, duke shtuar se ushtrojnë prostitucion duke filluar që nga zona prapa Pallatit të Kulturës, zona tek 15-katëshi, Liqeni Artificial, spitale dhe zona të tjera. Gjithashtu, ata bëjnë të ditur se kriza ekonomike po ndikon në rritjen e numri të punonjëseve të seksit. E ndonëse e dinë që ushtrimi i prostitucionit është i jashtëligjshëm, Muçollari pohon se ato kërkojnë ngritjen e shtëpive publike.
Raporti
Në analizën sociale dhe demografike janë përfshirë 53 punonjëse seksi. Genci Muçollari pohon se numri i tyre është shumë herë më i madh në Tiranë, por jo të gjitha janë përfshirë në studim. Sipas tij, pjesa më e madhe e punonjësve të seksit janë analfabete (31%), ose kanë përfunduar arsimin fillor (24%) dhe 8-vjeçar (38%). “Kryesisht ato janë të braktisura nga familjet dhe jetojnë në ambiente të braktisura (tek furgonat e “Stacionit të Trenit”, në ambiente të hapura, ku kanë sajuar një vend për të futur kokën, në shtëpi me qira. Një pjesë e tyre jetojnë bashkë me fëmijët, madje tre punëtore seksi i mbajnë pranë fëmijët kur kryejnë marrëdhënie seksuale me klientët,”- pohon Muçollari, duke shtuar se kjo sjell rrezik edhe për fëmijët, të cilët mund të modelojnë sjelljet, qëndrimet, profesionin e prindit me të cilin jetojnë. Ndërsa sa i takon kategorive të klientëve, ata janë të martuar, beqarë, adoleshentë, dhe klientë të moshës së tretë. “Mos mendoni se të gjithë klientët janë të varfër. Një pjesë e tyre vijnë me makina luksoze dhe marrin punonjëse seksi për të kaluar natën”,- pohon Mira Ruka.
Arsyet
Raporti i qendrës “Aksion Plus” bën të ditur se punonjëset e seksit raportojnë se, fakti që ata kanë zgjedhur të ushtrojnë këtë profesion, janë vështirësitë ekonomike, nga ana tjetër transvestitët e intervistuar shprehen se është një ndjenjë dhe proces i brendshëm që ata zgjedhin atë mënyrë të jetuari. “Shumica e punonjësve të seksit punojnë pa tutor (21% raportojnë që kanë tutor) dhe ato kanë zgjedhur vetë që të mos jenë të mbikëqyrura nga tutorët. Ata preferojnë që të punojnë vetëm, pasi shpesh ata dhunohen nga tutorët, si dhe detyrohen që të punojnë më gjatë, duke mos patur mundësinë që të zgjedhin klientët”,- pohon Genci Muçollari. Ndërsa sa u takon fitimeve, sipas tij, punonjëset e seksit raportojnë se pagesa që marrin nga klientët varijon nga 300-500 lekë për person (11%), 500 - 1000 lek (7%), 1000 - 2000 lekë (61%). Ka mënyra të ndryshme për të tërhequr klientin si, provokimi, qëndrimi në zonat që janë të njohura edhe nga klientët, nëpërmjet tutorit, shoqeve ose telefonit. Shumica prej tyre (61%) shprehen se, duke qenë se kanë shumë vite që punojnë në këtë profesion, ato njihen nga klientët, kështu që janë klientët ata që i kërkojnë.
Mosha
Është tragjike, por e vërtetë. Një pjesë e punonjësve të seksit e kanë filluar aktivitetin e tyre që kur ishin 10 vjeçe dhe raporti i “Aksion Plus” bën të ditur se 7 për qind e tyre kanë nisur të prostituojnë në këtë moshë dhe plot 34% e punonjëseve të seksit raportojnë që kanë filluar kryerjen e marrëdhënieve. “Mungesa e pjekurisë dhe e
zhvillimit seksual e psikologjik ka bërë që ato të jenë më vulnerabël dhe të pranojnë më lehtë të qenit punëtore seksi”, - pohon drejtori i “Aksion Plus”, Muçollari.
Grupi etnik
Pa dallim feje, ngjyre dhe statusi. Të gjitha kategoritë i gjen në rrugë për të ushtruar prostitucion. Sipas raportit të “Aksion Plus”, 62 për qind e punonjëseve të seksit në Tiranë janë me kombësi shqiptare dhe 38 për qind janë me kombësi rome. Ndërsa sa i takon statusit të tyre, vetëm 3 për qind janë të martuara, ndërsa pjesa tjetër janë beqare ose të divorcuara. “Tashmë po vihet re që shumë punonjëse seksi vijnë nga rrethet e tjera për të punuar në Tiranë, si nga Elbasani, Fieri, Berati, Dibra etj“, - pohon Muçollari.
Disa nga zonat që frekuentojnë punonjëset e seksit:
Zona prapa Pallatit të Kulturës
Zona tek 15-katëshi
Zona tek “Stacioni i Trenit”
Zona tek “21 dhjetori”
Lulishtja tek Sahati
Liqeni Artificial
Motelet
Spitalet
———————
BERAT- Ushtronin aktivitetin e tyre në një shtëpi ngjitur me komisariatin e Policisë. Një shtëpi publike e krijuar prej një çifti 72 dhe 32 vjeçar. Njeri gjente kliente ndërsa tjetra shuante epshet. Të dy tashmë janë në pranga nën akuzën e ushtrimit të prostitucionit.
Lajmin e bëri të ditur policia e Beratit, sipas të cilës në sajë të operacionit të koduar ‘Madona’ kanë rënë në pranga dy persona në kushtet e flagrancës. Ndërkohë që është shoqëruar edhe një burrë që ishte klient për të dhënë dëshminë e tij.
Sipas policisë, të arrestuarit janë 72-vjeçari Emin Këlliçi, banor i qytetit të Beratit dhe 32-vjeçarja Meljana Lapi, banore në të njëjtin qytet, nënë e një fëmije të vogël. Mësohet se të ndaluarit i kishin ndarë rolet në këtë biznes seksi. 72-vjeçari siguronte klientelën, ndërsa ajo plotësonte epshet e tyre seksuale kundrejt pagesës prej 1 mijë lekësh për çdo seancë seksi.
———————————
BERAT – E kishte kthyer shtëpinë në çerdhe prostitucioni duke u afruar klientëve dhe trupin e saj duke u bërë problem dhe për banorët e pallatit, por përfundon në pranga për akuzën e prostitucionit. Sipas policisë, 36- vjeçarja K.M., e martuar e me dy fëmijë, banore në lagjen “Donika Kastrioti”, është vënë në pranganë kushtet e flagrancës teksa po prostituonte me një klient nëdhomat e banesës, ndërkohë që klienti tjetër priste radhën prapa portës. Burime të policisë konfirmojnë se arrestimi i 36- vjeçares është bërë mesditën e djeshme brenda banesës së saj, pas një gjurmimi më shumë se tremujor të policisë kriminale dhe sektorit antitrafik e antiprostitucion të policisë së Beratit. Të njëjtat burime pohuan se K.M. ishte bërë problem shqetësues përkomshinjtë dhe banorët e lagjes pasi kohët e fundit, kishin filluar t’i vinin klientë edhe nga lagjet e tjera duke u bërëshqetësim moral për ‘ta dhe familjet e tyre.
Arrestimi
Në mesditën e djeshme, kanë qenë disa policë civilë që janë futur në banesën e kësaj shtetese, duke lënë përshtypjen e klientëve, ku në korridorin e banesës kanë gjetur një burrë rreth të 55-tave. Sapo ka parë dy policët civilë, 55- vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin, iu ka pohuar se zonja është brenda në dhomë me një tjetër klient dhe se para se të trokisni duhet të kenë lekët me vehte. Madje sipas policisë, 55- vjecari u ka pohuar dy djemve që zonja kërkon 10 mijë lekë të vjetra për person. “Por që kur nuk ka klientë, punon edhe me 5 mijë lekë”,- u ka pohuar 55- vjeçaripolicëve të maskuar. Madje, duke utreguar djemve lekët që mbante në dorë, u ka kujtuar të ardhurve se meqë ishin klientë të rinj, u duhej të paguanin nga 10 mijë lekë për person si herë e parë. Por policët e maskuar nuk kanë pritur radhën, por kanë shtyrë me forcë derën, janë futur brenda duke u përballur me dashnorët nudo dhe në tavolinën bri krevatit kartmonedhën që kishte vendosur jarani. I zënë “mat”, dashnori ka pranuar se kartmonedha ishte e tij e sapo e kishte dhënë në këmbim të epsheve seksuale. Policëve iu është dashur të prisnin disa çaste pas derës që të visheshin dashnorët, për t’i vënë më pas prangat 36- vjeçares. Të tre personat policia i ka shoqëruar në dhomat e paraburgimit të komisariatit deri në sqarimin engjarjes.
Hetimet
Oficerët e policisë kanë marrë dëshmitë nga dy klientët e radhës të cilët kanë pohuar se në këtë rast ishin klientë të radhës dhe me pagesë për të ushtruar seks me 36- vjeçaren. Më pas ata janë lënë të lirë. Ndërsa është bërëndalimi i 36 -vjecares e cilaushtronte prostitucion me para duke vënë në shërbim edhe banesën e sajë nën akuzën e “ushtrimit të prostitucioni”, akuzë kjo e bazuar në nenin 113 të kodit penal. Burimet e para hetimore konfirmojnë gjithashtu se banesa e së ndaluarës prej kohe ishte kthyer në shtëpi publike ilegale.Po dje oficerët e policisë gjyqësore kanë dorëzur dosjen përkatëse në organin e prokurorisë për të vazhduar hetimet e mëtejshme për zbardhjene ngjarjes.
Precedenti
Me zbulimin e shtëpisë së re publike dhe arrestimin e 36- vjecares, shkon në tre numri i shtëpive të zbuluar për ushtrim prostitucioni në qarkun e Beratit. Rasti i parë i përket zbulimitnë lokalin “Bar Restorant”, në lagjen “Metehor” të fshatit Tapi të komunës Perondi Kuçovë, lokal që ndodhet në anë të rrugës nacionale Berat- Kuçovë. S. Subashi e kishte kthyer lokalin e marrë me qera në vend të shfrytëzimit të prostitucionit ku dëtyronte të ushtronte prostitucion kamarieren e lokalit. Rasti i dytë është ai ndalimittë S. Begës, në fshatin Samaticë të komunës Kutalli, pronare që e kishte kthyer lokalin e saj në çerdhe të prostitucionit , ku punonte për qëllime fitimi një vajzë e punësuar si kameriere.
—————————-
BERAT – Gjykata ka vendosur të lërë në burg Xhemile Begën të arrestuar tre ditë më parë për shfrytëzim prostitucioni. Gjykata e rrethit gjyqësor të Beratit dha dje masen e sigurisë për 48-vjeçaren, ndaj së cilës kishte ardhur denoncimi se përdorte kamerieret e saj si prostituta në lokalin e saj. Ka qënë prokurori i çështjes Tasim Puci,i cili ka cilësuar si të ligjshëm ndalimin e gruas dhe ka kërkuar të vendosej ndaj saj masa e arrestit me burg për dy akuzat e “shfrytëzimit të prostitucioni” dhe “mbajtje ambjenti për prostitucion”.
Trupi gjyqësor i kryesuar nga Kostika Çorbanaqi pasi, ka dëgjuar fjaën e palës mbrojtëse përfaqësuar nga avokat Stavri Nino ka vendosur masën e arrestit “me burg” për të akuzuarën për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje ambjentesh për realizimin e këtij qëllimi.Vetë e akuzuara përpara trupit gjykues nuk ka pranuar të flas duke lënë gjithçka në dorë të drejtësisë,por ka mohuar akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit duke pohuar se nuk ka shfrytëzuar vajzën që e ka denoncuar vetëm se i kishte paraqitur asaj një alternativë mbijetese të cilën 19-vjeçarja e kishte pranuar. Bega u prangos në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të bërë nga 19-vjeçarja A.C. e cila ishte shfrytëzuar në lokalin e saj që ndodhet në fshatin Samatic, 36 km në dalje të qytetit të Beratit.
————————————–
Berat- Shtetasi Saimir Hoxha, mbi të cilin ka filluar procedimi me masë sigurie “arrest në burg” do të hetohet për veprën penale të ”shfrytëzimit për qëllime prostitucioni”. Akuzë kjo e ngritur nga shtetsja E. Z.
Nga denoncimi i vajzës mësohet se Saimiri ka bashkëjetuar me të në vitin 2003 në shtetin francez dhe pas tre muajsh e nxjerr në rrugë për prostitucion. Enkelejda tregon se në fillim e ka kundërshtuar tutorin e saj, por nuk ka pasur rrugë tjetër pasi ai e torturone dhe ushtronte dhunë fizike mbi të. Ajo ka kryer këtë zanat për rreth tre muaj në Francë dhe më pasë ushtrimin e prostuticionit 25-vjeçarja e ka vazhduar për disa muaj të tjerë në Itali. Këtë fakt e ka bërë të ditur dhe prokurori Xhemal Salia, i cili u shpreh se në ngarkim të Saimir Hoxhës ka filluar procedimi me numër 271 të datës 9 korrik të këtij viti, dhe dje gjykata, vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Kjo nuk është hera e parë që shtetasi Sajmir Hoxha përballet me drejtësinë. Denoncimi i 25 vjeçares nga Berati ka rikthyher në vëmendjen e prokurorëve të Beratit tek emri i tij. Para disa vites Hoxha akuzohej se kishte vrarë bashkëshorten, Violeta Hoxha nga ky qytet. Kjo e fundit u gjet e vrarë në Francë ndërsa bashkëjetonte me Hoxhën. Ka qënë nëna e Violetës, Minushe Meleqi, e cila hodhi dyshimet e para dhe akuzoi Hoxhën si vrasës së të bijës. Por pas hetimeve të organit të akuzës në Francë, por dhe atij të qytetit të Beratit, fajtor i vrasjes ishte një shtetas frances i cili edhe u dënua nga gjykata franceze.
Por, duket se Hoxha nuk do të qëndrojë për shumë kohë larg hetimeve. Pasi u përjashtua nga hetimet në lidhje me vrasjen e bashkëshortes, ai do të përballet tashmë me një tjetër akuzë të ngritur nga vajza me të cilën bashkëjetonte. Prokuroria pasi mori denoncimin e vajzës dhe nisi hetimet ndaj Hoxhës. Pas disa muaj hetimesh në lidhje me akuzën çështja mbriti pranë organit të gjykimit. Ky organ mësohet se pranoi dje kërkesën e prokurorisë për vendosjen e masës së sigurisë me “arrest me burg në mungesë” për veprën penale të “shfrytëzimit për qëllime prostitucioni”.
———————————————————-
DURRËS- Janë arrestuar për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni nga Sektori i Antitrafikut në Durrës. Arrestimi i Sokol Azunit 36 vjeç dhe A.M 34 vjeçe është bërë sot pas një ndjekjeje të kujdesshme, në rrugë operative. Ata janë arrestuar në flagrancë. Policia ka deklaruar se prangosja e tyre është bërë për shkak se gruaja me iniciale A.M është kapur në flagrancë ditëne sotme duke kryer prostitucion kundrejt shumës 4 000 lekë.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezultoi se kjo shtetase shfrytëzohej për prostitucion nga tutori i saj Sokol Azuni kundrejt një marrëveshjetë bërë mbi ndarjen e fitimeve.
Materialet procedurialepër veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit ndaj shtetasit Sokol Azuni dhe për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit ndaj shtetases A.M iu kaluan prokurorisë së rrethit të Durrësit per ndjekje penale.
—————————-
DURRËS - Kanë arritur të gjejnë dy djem të rinj dhe përkundrejt një shume prej 500 lekësh për secilin kanë dashur të kryejnë marrëdhënie homoseksuale në stacionin e trenit në Durrës.
Por mbajtja nën vëzhgim e dy të rinjve nga policia ka penguar marrëdhëniet seksuale në publik të katër personave, dy prej të cilëve klientë e dy “prostituta”. Këta të fundit po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa mësohet se dyshohet që të jenë pjesë e një rrjeti prostitucioni.
Ngjarja
Sipas burimeve të uniformave blu, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:30. Punonjës të policisë po mbanin nën vëzhgim dy të rinjtë I.M. 23 vjeç dhe T.L, 26 vjeç. Të dy këta persona mësohet se ishin me banim në Tiranë dhe duket se ky ka qenë edhe një nga shkaqet që janë bërë më të dallueshëm për uniformat blu. Bëhet e ditur se të rinjtë janë paguar për aktin homoseksual me 500 lekë të rinj.
Ndërhyrja e punonjësve të policisë ka qenë në momentin kur është bërë e dukshme marrëdhënia homoseksuale mes 4 personave. Burimet zyrtare shprehen se gjithçka po kryhej në ambient të hapur në stacionin e trenit në Durrës. Të përfshirë në të ishin dy të rinjtë nga Tirana, si dhe dy klientët D.D. dhe R.Sh (informacioni për ta nuk jepet).
Arrestimi
Në kohën që marrëdhënia homoseksuale ka nisur, punonjësit e policisë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur ndalimin e katër personave. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2400 lekë të rinj, si dhe 22 copë prezervativë në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, burime nga policia bëjnë të ditur se prej kohësh ishte vënë re se stacioni i trenit kishte filluar të ishte një vend shumë i frekuentuar nga ushtruesit e prostitucionit, qofshin këta meshkuj apo femra. Kjo gjë kishte bërë qe vendi të mbahej nën vëzhgim.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe mesditën e së martës, kur punonjës të policisë ishin duke vëzhguar dy personat e ardhur nga Tirana. Burime bëjnë të ditur se në momentin e arrestimit katër personat ishin ndarë në çifte dyshe, megjithatë ndodheshin në të njëjtin ambient.
Marrëdhëniet heteroseksuale apo homoseksuale konsumohen jo rrallëherë në brendësi të vagonëve të braktisur të Hekurudhës Shqiptare, ndaj ato tashmë do të mbahen nën vëzhgim nga efektivat blu. Por pavarësisht aksionit, policia nuk ka prangosur asnjë prej protagonistëve, ndonëse ndaj shtetasve nga Tirana T.L. dhe I.M. ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “ushtrimit të prostitucionit”dhe “marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale në vende publike”. Ndërkohë po hetohet nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në një rrjet prostitucioni.
——————————–
TIRANË- Një aksion i beftë i policisë ka ndaluar shtetasen, Nadire Kallmaçaku, duke ushtruar protitucion në restorant hotel Valle Verde në Tiranë.
25 vjeçarja nga Durrësi ishte dënuar edhe më parë për këtë vepër penale. Një grup agjentësh të policisë së Tiranës, kishin vënën nën vëzhgim 25-vjeçaren, duke planifikuar dhe infiltrimin e një prej policëve me qëllim kapjen e të dyshuarës në flagrancë.
Por ky plan nuk u vu në zbatim pasi kjo shtetase u kap në brendësi të hotelit me një burrë i cili pohoi llojin e lidhjes mes tyre dhe tha se Nadirja e kishte pazarin 3 mijë lekë.
Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës 25-vjeçaren Kallmaçaku si dhe ka shoqëruar klientin e saj, i cili më pas është lënë i lirë.
Ndërsa bëhej verifikimi i dosjes të të arrestuarës, u pa se ajo ishte person në kërkim, dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës.
————————————–
TIRANË- Policia e kryeqytetit prangosi pasditen e së premtes një 23-vjeçare me inicialet A.B. teksa po kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 2-mijë lekë të reja. Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Policisë në kryeqytet, ku thuhet se “ditën e premte në ambientet e një hoteli privat në rrugën “Karl Gega” pranë stacionit të vjetër të trenit, është arrestuar në flagrancë shtetasja me inicialet A.B. 23-vjeçe, banuese në Peqin, e dënuar njëherë për të njëjtën akuzë”. Ndalimi i saj u bë pasi në momentin e mbërritjes së policisë ajo është gjendur duke mbyllur “negociatat” për ushtrim të prostitucionit kundrejt pagesës prej 2-mijë lekësh të reja me një klient të sajin. Agjentë policie të cilët mbajnë në vëzhgim pothuajse të gjitha motelet që ndodhen në periferi të Tiranës por edhe në qendër të saj, prej ditësh kishin vënë re një vajzë që hynte dhe dilte vazhdimisht në ambientet e këtij moteli privat. Pasi bënë verifikimet e para rezultoi se vajza kishte precedentë penalë dhe kishte qenë njëherë e dënuar për ushtrim prostitucioni. Ky faktpërforcoi dyshimet e policisë, të cilët ndërtuan planin e ndërhyrjes në ambientet e hotelit dhe kapjen në flagrancë të 23-vjeçares nga Peqini. Pas arrestimit të saj, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “ushtrimit të prostitucionit”.
—————————
TIRANË – Shfrytëzoi nusen e djalit si prostitutë, vihet në pranga pas dy muajsh kërkime. Ylli Zenuni u arrestua nga policia e Tiranës, ndërsa ishte në kërkim nga policia e Durrësit për akuzën e “shfrytëzimit të femrave për prostitucion”, viktimë e së cilës ishte pikërisht nusja e djalit të tij. Kërkimet e para të bluve ishin bërë në rrethinat e qytetit bregdetar, si dhe në zona të ndryshme të Krujës, por 48-vjeçari u vu në pranga nga punonjësit e policisë të komisariatit nr.3 të Tiranës. Zenuni ishte shpallur në kërkim dy muaj më parë, pas akuzave të ngritura prej tij, por në momentin e arrestimit, ai kishte mundur t’u shpëtonte forcave të rendit dhe të fshihej.
Ngjarja
Prej kohësh shfrytëzonte nusen e të birit si prostitutë, duke siguruar para përmes “punës” së saj. Frika e 14-vjeçares (mosha e të resë) nën kërcënimet e vjehrrit, ka bërë që kjo situatë të vazhdonte, duke mos mundur t’i shpëtohej. Madje, as djali i tij nuk e kishte kundërshtuar dot për t’i thënë se nuk donte që “gruaja” e tij (vetëm 14 vjeçe) të punonte si prostitutë. “Shpëtimi” duket se ka ardhur pasi policia e Durrësit u informua se shtetasi Ylli Zenuni shfrytëzonte një 14-vjeçare si prostitutë, e cila rezultoi se ishte gruaja e djalit të tij. Në muajin gusht, uniformat blu realizuan një operacion për kapjen e 48-vjeçarit, por duket se ky i fundit arriti ta mësonte faktin se po organizohej arrestimi i tij dhe arriti t’iu shpëtonte forcave të policisë. Pas zbulimit të faktit, policia mori në pyetje vajzën, si dhe “burrin” e saj, ku dhe u mësua se ata ishin kërcënuar nga kryefamiljari për të mos treguar lidhur me atë çka po ndodhte në banesë. Nga ana e vet policisë u bë e ditur se 48-vjeçari ishte i njohur prej tyre, duke qenë se më parë kishte qenë i dënuar për “vjedhje me armë”. Sipas bluve, Zenuni ishte i divorcuar dhe kishtearsim dy klasë shkollë.
———————————
Lushnje- Policia e Fierit ka zbuluar një bazë prostitucioni në një fshat të Lushnjes, në rrugën nacionale Fier-Lushnje. Pas informacioneve dhe hetimeve nisur kohë më parë është zbuluar dje moteli ku ushtrohej prostitucion. Policia ka vënë në pranga
Xhemile Caushin, 57-vjeç, pronare e motelit dhe ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, Feta Caushi, që nuk ndodhej aty momentin e kontrollit. Bashkë me të janë arrestuar edhe dy femrat që punonin kundrejt pagesës. “Manushaqe Bytyçi, 27-vjeç dhe Shpresa Neziqi, 36-vjeç, janë ndaluar nën akuzën e prostitucionit të kryer në bashkëpunim”,- theksuan burime policore, duke shtuar se në momentin e ndalimit ato nuk e kanë pranuar akuzën. Sipas burimeve policore, në pranga ka rënë edhe Engjëll Bakiasi, i moshës 28-vjeç. Ai akuzohet për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Mësohet se roli i tij në këtë rrjet prostitucioni, sipas policisë, ishte ai i transportuesit të shtetaseve me anë të mjetit të tij tip “Benz”, me targa LU 8644 B.
Ato kanë deponuar më pas në Komisariatin e Lushnjes para oficerëve të policisë gjyqësore, edhe pse kishin deklaruar ndryshe në momentin e arrestimit, se ushtronin prostitucionin në ambientet e motelit, në pronësi të shtetasit Feta Caushi, kundrejt pagesës 3000 deri në 1000 lekë të vjetra . Çmimet, sipas tyre, ishin të arsyeshme, pasi në të shumtën e rasteve aty vinin nga fshatrat përreth persona të thyer në moshë. Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë kryer të gjitha procedurat e nevojshme në të tilla raste dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz” dhe një shumë prej 18.000 lekë e 5 aparate celularë. Ndërsa për motelin e shtetasit Feta Cauashi është vendosur masa e sekuestros.
————————————–
FIER- Policia e Fierit ka sekuestruar paraditen e djeshme një hotel, i cili shfrytëzohej prej kohësh për ushtrim prostitucioni. Lokali i vendosur në sekuestro konservative ndodhet në vendin e quajtur Kthesa e Patosit. Pak orë më parë në këtë lokal ishin arrestuar tre femra, të cilat punonin si prostituta. Pasi ka kryer të gjitha verifikimet përkatëse policia ka vendosur ta konsiderojë lokalin si qendër prostitucioni dhe t’i vendosë kyçin. Tashmë do t’i takojë gjykatës që të vendosë nëse lokali në fjalë do të qëndrojë apo jo i sekuestruar përfundimisht.
Në rrugë operative policia fierake kishte rënë në gjurmë të një baze prostitucioni. Inspektorët e policisë kishin mësuar se të paktën tre femra punonin prej disa kohësh në një hotel në vendin e quajtur Kthesa e e Patosit. Ato gjenin klientët në qytetin e Fierit dhe më pas shkonin në hotelin në fjalë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Për disa ditë me radhë policia lokale ka mbajtur nën vëzhgim këtë hotel duke vrojtuar tre femrat e dyshuara. Kur ka saktësuar të gjitha të dhënat paraprake, oficerët e policisë janë hedhur në veprim. Ata kanë pritur mëngjesin e djeshëm për të kapur në flagrancë tre gratë. Efektivat e policisë kanë hyrë me shpejtësi në lokal pa i lënë kohë tre grave që të largohen duke i arrestuar në flagrancë. “Gjatë aksionit të zhvilluar mëngjesin e djeshëm kanë rënë në pranga shtetaset M.SH, 36 vjeçe banuesenga një fshat të Fierit dhe V.H, 40 vjeçe banuese në qytetin e Lushnjes. Të dyja këto shtetase akuzohen për veprën penale të ushtrimit të prostitucioni.
Ndërkohë që është arrestuar edhe një shtetase tjetër me inicialet A.B, 40 vjeçe banuese në qytetin e Fierit. Ajo nuk ushtronte prostitucion por ishte tutoria e dy grave të kapura në flagrancë”,- thanë dje burimet zyrtare të policisë. Sipas tyre, 40- vjeçarja me inicialet A.B kishte bindur gratë që punonin si prostituta. Oficerët e policisë kanë tentuar që të arrestojnë edhe personin që kishte marrë lokalin në administrim por nuk ia kanë arritur qëllimit. Burimet zyrtare pohuan se 44 vjeçari me inicialet A.K ka mundur që të largohet dhe tashmë është shpallur person në kërkim me akuzën e mbajtjes së lokalit për shfrytëzim prostitucioni. Të katër këta persona i ndanin paratë e fituara nga prostituimi i dy grave në mënyrë të barabartë. Burime nga grupi hetimor pohuan se dy gratë që prostituoheshin merrnin nga dhjetë deri në 30 mijë lekë të vjetra nga çdo klient. Pasi ka kryer të gjitha veprimet procedurale policia e Fierit ka vendosur masën e sekuestros konservative mbi hotelin në fjalë. Ai do të mund të punojë deri në fund të hetimeve të prokurorisë por nuk mund të shitet ose tjetërsohet tek ndonjë person tjetër.
————————————-
Antitrafiqet pranë Policisë së Tiranës arrestuan një 21-vjeçare, pasi u kap teksa prostituonte në natyrë. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanë se Pëllumbesha Hamiti është kapur dy ditë më parë duke ushtruar prostitucion në ambiente publike në aksin dytësor të rrugës Tiranë-Durrës, kundrejt shumës së parave prej 1000 lekësh. Agjentët e antitrafiqeve në rrugë operative kishin siguruar informacione për aktivitetin e saj. Ndërkohë që dy ditë më parë antitrafiqet janë njoftuar nga qytetarët se vajza po kryente seks në rrugë. Policia u vu menjëherë në lëvizje për të kryer ndalimin e saj. Kështu sapo kanë mbërritur ne adresën e dhënë, policia kapi 21-vjeçaren teksa ushtronte prostitucion. Ajo dhe klienti i saj u shoqëruan në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës ku dhe u morën në pyetje. Klienti deklaroi se e kishte paguar Hamitin për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Pasi u mor në pyetje ai u la i lirë, ndërsa ndaj 21-vjeçares u mor masa e arrestit pë veprën penale të “prostitucionit” dhe të”marrëdhënies seksuale në vende publike”.
———————————-
“Arrest në burg” ka dhënë gjykata e rrethit gjyqësor Fier për Enri Manaj, ndërsa për shtetasintjetër Shefqet Kasa ajo e ka liruar nga salla e gjyqit për mungesë provash.
Të dy këta shtetas janë arrestuar nga policia e Fierit më datën 28 prill, të këtij vitinë kuadrin e një operacioni të koduar “Inxhinjeri” për veprën penale ‘shfytëzim prostitucioni’.
Sipas policisë këta shtetas për një periudhë një mujore kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni duke ushtruar dhe dhunë fizike e psikike shtetasen me inicialet RK e moshës 16 vjeçebanuese në Fier.
Gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka paraqiturprovat për këta dy shtetas.
Pas fakteve të paraqitura të grumbulluara nga organi i akuzës dhënë trupit gjykues prokurori ka kërkuar vendosjen e masës së sigurimit arrest në burg për 25 vjeçarin Enri Manaj, ndërsa përshtetasin tjetër të arrestuar57 vjeçarin Shefqet Kasa ajo ka kërkuar lirimin e tij nga salla e gjyqit dhe paraqitjen te oficeret e policisë gjyqësore. Është një vendim i drejte, tha avokati i arrestuarit Kasa. Kjo tregon mënyrën e e vendosjes së drejtësisë dhe vënien e nderit në vend të këtij familjari.
———————————
Tiranë- Policia e Tiranës ka zbuluar sot një shtëpi që përdorej për shfrytëzimin e prostitucionit dhe ka vënë në pranga dy persona, të akuzuar për këtë vepër penale.
Ndalimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit “Sarandjoti” , realizuar nga specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Sektorin kundër Krimit të Organizuar.
“Namik Cukaj, 57-vjeç, i proceduar më parë për të njëjtën vepër penale dhe shtetasja 20-vjeçare D. Zh., janë arrestuar sot nga policia”- bëjnë me dije burimet, duke shtuar se të dy të ndaluarit janë të lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë.
Mësohet se 57-vjeçari për një periudhë kohe të gjatë shfrytëzonte për qëllime prostitucioni shtetasen D. Zh. duke vënë në dispozicion banesën e tij në rrugën “Shyqyri Ishmi”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50.000 lekë të përfituara nga kjo veprimtari, 4 aparate celulari, një automjet tip ‘Volsvagen Polo’ me targë TR2921 L.
“Vazhdon puna për verifikimin e llogarive bankare të këtij shtetasi për shumat e përfituara nga kjo veprimtari”- thonë të njëjtat burime.
Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit, mbajtjes së ambienteve për prostitucion”, si dhe “Ushtrim Prostitucioni”.
————————————-
DURRËS - Pas propozimit të Kryeministrit për ligjin e martesave homoseksuale, kjo kategori ndjehet thellësisht e lehtësuar jo vetëm për të krijuar lidhje por edhe për të bërë seks në rrugë. Një rast i rrallë është shënuar sot në qytetin e Durrësit kur dy çifte të rinjsh u kapën duke bërë skena të turpshme në mes të ditës në mes të publikut. Njerëzit jo të paktë që kanë qenë në Stacionin e Trenit të shokuar nga skenat e nxehta homoseksuale kanë njoftuar policinë.
Drejtoria e Policisë bëri të ditur se “ndaj dy të rinjve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë pasi u kapën në flagrancë duke kryer prostitucion në publik”.
Shtetasit Tahir Luga, 27 vjeç nga fshati Zallbastar i Tianës dhe Ismail Matrakulla 23 vjeç po nga Tirana, të dy me arsim fillestar, janë kapur duke bërë seks kundrejt pagesës prej 500 lekësh me shtetasit me inicialet D.D dhe R.Sh nga Durrësi. Dy të ndaluarve iu gjetën në cilësinë e provës materiale 2 400 lekë dhe 22 prezervativë.
U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale ” Ushtrim prostitucioni” dhe “Mardhenie seksuale apo homoseksuale ne vende publike”, parashikuar nga nenet 107 dhe 113 te K.Penal.
——————————-
TIRANË- Në sportelin e një hoteli, së bashku me dhomën, deri dje mund të porosisje edhe një prostitutë, për 5 mijë lekë të reja. Në afërsi të spitalit Ushtarak, brenda hotelit “Kashar” gjithçka funksiononte si një shtëpi legale publike, derisa buja e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm mbërriti deri në “veshët” e inspektorëve të antitrafikut, në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Hetimet për zbulimin e kësaj çerdheje të prostitucionit zgjatën 1 muaj dhe përfunduan paraditen e djeshme, me arrestimin e pronarit të hotelit, sportelistes dhe dy grave që ushtronin prostitucion. Si për të vërtetuar këtë aktivitet, agjentët e antitrafikut kanë ndërhyrë në momentin kur dy burra kishin paguar nga 5 mijë lekë, për të përfituar nga shërbimet ekstra të hotelit.
Operacioni
Policia e Tiranës njoftoi dje se ka goditur një grup kriminal prej katër personash, të cilët janë implikuar në shfrytëzimin e ambienteve të hotelit “Kashar” për ushtrim prostitucioni. Gjatë hetimeve 1-mujore, agjentët e Antitrafikut kanë zbuluar edhe skemën sesi funksiononte kjo shtëpi publike në lagjen “Laprakë” të Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së kryeqytetit, sportelistja e hotelit, Rajmonda Boshnjaku, ishte personi që gjente klientët, por edhe dy gratë e gatshme për të ushtruar prostitucion në ambientet e lokalit, kundrejt parave. Gjithçka bëhej me dijeninë e pronarit të lokalit, 63-vjeçarit Rasim Lleshi, i cili akuzohet nga policia për mbajtjen elokaleve për prostitucion. Në pranga, si anëtarë të këtij grupi kanë rënë edhe dy prostitutat Manushaqe Koromani, 36-vjeç dhe Kristina Beshiri, 39-vjeç.
Arrestimet
Operacioni i koduar “Fillimi” është cilësuar i përfunduar dje, në momentin që në ambientet e lokalit janë gjetur dy klientë, së bashku me gratë që ushtronin prostitucion. Agjentët e Antitrafikut kanë marrë në pyetje dy klientët, të cilët kanë rrëfyer sesi funksiononte hoteli i mësipërm. Ata kanë pohuar në polici se kishin paguar nga 5 mijë lekë të reja, pasi ishin njoftuar nga sportelistja e hotelit se në të kishte edhe gra që pranonin të kryenin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës. Kaq iu është dashur agjentëve të Antitrafikut, për të arrestuar pronarin, sportelisten dhe dy gratë që ushtronin prostitucion. Pas kontrollit të ushtruar tek hoteli “Kashar”, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 260 mijë lekë, të cilat mendohet se janë fituar nga aktiviteti i mësipërm illegal, dy telefonët celularë të Rasim Lleshit dhe Rajmonda Boshnjakut, si dhe sende të tjera që vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj tyre. Ende nuk është vendosur se ç’do të bëhet me hotelin e kthyer për një kohë të gjatë në shqetësim, për banorët e zonës përreth, por bëhet me dije se veprimet e tjera hetimore do të ndiqen nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka marrë këtë çështje në dorë. a.bogdani
TË ARRESTUARIT
Rasim Halim Lleshi, 63 vjeç, lindur e banues në Kashar Tiranë. Akuzohet për “mbajtje të lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal.
Rajmonda Mahmut Boshnjaku, 41 vjeç , banuese në Yrshek Tiranë. Arrestimi i saj u bë, pasi në ngarkim të saj u grumbulluan provaper vepren penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal
Manushaqe Koromani, 36 vjeç, banuese në Kamëz Tiranë. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi në ngarkim të saj u grumbulluan provapër vepren penale të “ushtrimit të prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.
KristinaBeshiri, 39 vjeç , banuese në Tiranë. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi në ngarkim të saj u grumbulluan prova për veprën penale të “ushtrimit të prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.
——————————————-