Sunday, October 18, 2009

Harta e homoseksualitetit ne shqiperi Elbasan-Kavaje-Durres-Tirane perputhet me harten e popullsise turke ne Shqiperi

qindra artikuj…….vetem keto qytete

————————————————–

DURRËS - Pas propozimit të Kryeministrit për ligjin e martesave homoseksuale, kjo kategori ndjehet thellësisht e lehtësuar jo vetëm për të krijuar lidhje por edhe për të bërë seks në rrugë. Një rast i rrallë është shënuar sot në qytetin e Durrësit kur dy çifte të rinjsh u kapën duke bërë skena të turpshme në mes të ditës në mes të publikut. Njerëzit jo të paktë që kanë qenë në Stacionin e Trenit të shokuar nga skenat e nxehta homoseksuale kanë njoftuar policinë.

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se “ndaj dy të rinjve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë pasi u kapën në flagrancë duke kryer prostitucion në publik”.

Shtetasit Tahir Luga, 27 vjeç nga fshati Zallbastar i Tianës dhe Ismail Matrakulla 23 vjeç po nga Tirana, të dy me arsim fillestar, janë kapur duke bërë seks kundrejt pagesës prej 500 lekësh me shtetasit me inicialet D.D dhe R.Sh nga Durrësi. Dy të ndaluarve iu gjetën në cilësinë e provës materiale 2 400 lekë dhe 22 prezervativë.

U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale ” Ushtrim prostitucioni” dhe “Mardhenie seksuale apo homoseksuale ne vende publike”, parashikuar nga nenet 107 dhe 113 te K.Penal.

————————————————-

TIRANË- Seks me një të mitur në trenin e linjës Tiranë-Elbasan, arrestohet 47-vjeçari. Gjatë ditës së djeshme, policia e Kavajës i ka vënë prangat Tahir Sulës, 47-vjeç, pas denoncimit të një qytetari. Sipas njoftimit për shtyp të policisë, Sula u arrestua pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një të mitur nga Kavaja në tren, e ky akt ka shqetësuar udhëtarët e tjerë në tren. Pas sinjalizimit të policisë, treni i linjës Tiranë-Elbasan është ndaluar në Kavajë, ku edhe është realizuar arrestimi i 47-vjeçarit. Akuza zyrtare e ngritur ndaj tij është ajo e kryerjes së marrëdhënieve homoseksuale me të mitur, në ambiente publike. Materialet për këtë ngjarje ikaluan Prokurorisë, për veprën penale të mësipërme.

——————————————————

DURRËS - Kanë arritur të gjejnë dy djem të rinj dhe përkundrejt një shume prej 500 lekësh për secilin kanë dashur të kryejnë marrëdhënie homoseksuale në stacionin e trenit në Durrës.

Por mbajtja nën vëzhgim e dy të rinjve nga policia ka penguar marrëdhëniet seksuale në publik të katër personave, dy prej të cilëve klientë e dy “prostituta”. Këta të fundit po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa mësohet se dyshohet që të jenë pjesë e një rrjeti prostitucioni.

Ngjarja

Sipas burimeve të uniformave blu, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:30. Punonjës të policisë po mbanin nën vëzhgim dy të rinjtë I.M. 23 vjeç dhe T.L, 26 vjeç. Të dy këta persona mësohet se ishin me banim në Tiranë dhe duket se ky ka qenë edhe një nga shkaqet që janë bërë më të dallueshëm për uniformat blu. Bëhet e ditur se të rinjtë janë paguar për aktin homoseksual me 500 lekë të rinj.

Ndërhyrja e punonjësve të policisë ka qenë në momentin kur është bërë e dukshme marrëdhënia homoseksuale mes 4 personave. Burimet zyrtare shprehen se gjithçka po kryhej në ambient të hapur në stacionin e trenit në Durrës. Të përfshirë në të ishin dy të rinjtë nga Tirana, si dhe dy klientët D.D. dhe R.Sh (informacioni për ta nuk jepet).

Arrestimi

Në kohën që marrëdhënia homoseksuale ka nisur, punonjësit e policisë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur ndalimin e katër personave. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2400 lekë të rinj, si dhe 22 copë prezervativë në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, burime nga policia bëjnë të ditur se prej kohësh ishte vënë re se stacioni i trenit kishte filluar të ishte një vend shumë i frekuentuar nga ushtruesit e prostitucionit, qofshin këta meshkuj apo femra. Kjo gjë kishte bërë qe vendi të mbahej nën vëzhgim.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe mesditën e së martës, kur punonjës të policisë ishin duke vëzhguar dy personat e ardhur nga Tirana. Burime bëjnë të ditur se në momentin e arrestimit katër personat ishin ndarë në çifte dyshe, megjithatë ndodheshin në të njëjtin ambient.

Marrëdhëniet heteroseksuale apo homoseksuale konsumohen jo rrallëherë në brendësi të vagonëve të braktisur të Hekurudhës Shqiptare, ndaj ato tashmë do të mbahen nën vëzhgim nga efektivat blu. Por pavarësisht aksionit, policia nuk ka prangosur asnjë prej protagonistëve, ndonëse ndaj shtetasve nga Tirana T.L. dhe I.M. ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “ushtrimit të prostitucionit”dhe “marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale në vende publike”. Ndërkohë po hetohet nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në një rrjet prostitucioni.

—————————————

ELBASAN- Një homoseksual është arrestuar nga policia, pasi është kapur në një lulishte duke kryer veprime të turpshme në këmbim të parave. Quhet Eduart Sefedin Muhaxhiri. Është 38-vjeç dhe banon në lagjen “Emin Matraxhiu”, në Elbasan. Dje rreth orës 18.15 u arrestua nga policia ndërsa ishte duke kryer marrëdhënie homoseksuale me shtetasin F.C. 23-vjeç, me banim në këtë qytet. Gjithçka ka ndodhur në sy të publikut, në lagjen “Shën Koll”, duke shkaktuar edhe reagimin e shumë kalimtarëve. Dikush ka lajmëruar policinë dhe një furgon i grupit të gatshëm ka ndërprerë marrëdhënien që po kryhej në një lulishte jo shumë larg syve të njerëzve. Me gjithë kundërshtimet e Eduartit, policia ka kryer detyrën, pasi veç veprimeve të turpshme mbi të rëndon edhe akuza për ushtrim prostitucioni. Por më pas në furgon ai ka tentuar të joshë edhe uniformat blu.

Homoseksuali e quan të padrejtë arrestimin e tij. Ai ka treguar se ka kryer gjithmonë marrëdhënie seksuale në Shqipëri dhe jashtë saj. Kohët e fundit ishte kthyer në Elbasan dhe sapo ka zbritur në qytet i janë vardisur disa meshkuj. Ashtu si ka treguar edhe vetë, nuk ka refuzuar njeri. Ka qenë i gatshëm të zhvishet nudo në mes të lulishtes. Pazari ka qenë për 200 lekë, por për të, sipas dëshmisë, nuk kanë rëndësi paratë. Ndërsa hyn në qeli Eduarti kthen kokën dhe shprehet: “Më vjen keq, Shqipëria është shumë prapa. Kështu nuk futemi në Evropë”.Ndaj tij është ngritur akuza e prostitucionit dhe marrëdhënieve homoseksuale në vende publik parashikuar nga nenet 113 dhe 107 të Kodit Penal. Çështja i ka kaluar Prokurorisë. Ndërsa pritej që edhe ndaj personit tjetër policia të mbante të njëjtin qëndrim ai ka përfituar nga fakti se është kthyer viktimë dhe dëshmitar i rastit.

—————————————————–

Vritet tranvestiti nga elbasani:

Një 35 vjeçar është vrarë mbrëmë në qendër të Tiranës. Mësohet se ngjarja ndodhi pranë pallatit të Kulturës, ku viktima është goditur me thikë dhe më pas ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak në Tiranë. 35 vjecari që njihej me emrin “Kristina” ishte një tranvestit, ndërsa nuk dihet ende autori i këtij krimi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Burime nga policia thanë se, pas hetimeve intensive mëngjesin e sotëm kanë identifikuar një të dyshuar por ende nuk kanë prova të sigurta për ndalimin e tij. Emri i personit që dyshohet se ka kryer krimin nuk është bërë i ditur për arsye hetimi.

Krimi makabër ka tronditur kryeqytetin teksa një tranvestit është vrarë në mënyrë barbare vetëm pak metra larg godinës së KKRT. Policia ka zbuluar trupin e pa jetë rreth orës 22:45 të mbrëmjes së djeshme në një rrugicë të errët. Burimet nga vendi i ngjarjes pohuan se kalimtarët e rastit kanë parë trupin e pa jetë dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

Hetuesit që kanë shkuar pak minuta më pas në vendin e ngjarjes pohuan fillimisht se ishte vrarë një femër por pak minuta më pas deklaruan se bëhej fjalë për një tranvestit. “Viktima është një mashkull që mendohet se quhet Petrit por ende nuk është bërë identifikimi i plotë i tij. Ai nuk kishte dokumente me vete dhe nga ana jonë nuk është element i skeduar. Ai njihet në rrethet e homoseksualëve dhe tranvestitëve me emrin Kristina. Këto janë të dhëna paraprake dhe për momentin nuk mund të themi asgjë tjetër”,- thanë mesnatën e djeshme burimet zyrtare të policisë. Sipas tyre, viktimës i është prerë fyti dhe ka vdekur si pasojë e humbjes së madhe të gjakut. Hetuesit kanë kërkuar për thikën në vendin e ngjarjes por pa mundur ta gjejnë atë.

Dyshimet e para janë se vrasja mund të jetë kryer për motive konkurrence nga tranvestitët e tjerë.

——————————————————

Kapet duke prostituuar ish-polici homoseksual

Durres: Punonjësi i policisë në lirim, marrëdhënie homoseksuale për 200 lekë të reja. Stacioni i Trenit në Durrës është kthyer në një vend të preferuar për homoseksualët. Për herë të dytë brenda një harku të shkurtër kohor janë ndaluar në ambientet e stacionit të trenit persona që kryenin marrëdhënie homoseksuale. Pas deklarimit në mbështetje të tyre të Kry-eministrit Sali Berisha, personat me prirje drejt homoseksual-izmit, kanë gjetur terrenin e përshtatshëm për të dalë hapur. Dje, në mes të ditës, një ish-punonjës policie është kapur nga ish-kolegët e tij së bashku me një të ri 26-vjeçar, ndërsa kryenin mar-rëdhënie seksuale në ambiente të hapura publike. Seksioni Kundër Trafi qeve të Paligjshme në Drej-torinë e Policisë së Qarkut Dur-rës, në bazë të informacioneve të marra, ka kapur në fl agrancë në stacionin hekurudhor të udhëtarëve në Durrës shtetasit Arben Xh. 40 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në fshatin Maminas të Durrësit, dhe Arjan M., 26 vjeç nga Çerma e Lushnjës. Marrëdhënia homoseksuale po kryhej kundrejt pagesës prej 200 lekësh të reja, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. E ndërsa 40-vjeçari është një familjar, i martuar dhe është zhveshur para ca kohësh nga uniforma policore, djali nga Çerma është beqar dhe me gjendje gjyqësore i dënuar për veprën penale të dezertimit nga ushtria. Arjan M. është dënuar me pesë muaj heqje lirie në mungesë për dezertim, vepër e parashikuar në nenin 33/1 të Kodit Penal Ushtarak. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia dhe përveç dënimit që do të marrë për kryerjen e mar-rëdhënieve seksuale në ambiente të hapura kundrejt pagesës, prostitucion, do të duhet të vuajë dhe dënimin e marrë më parë. Pasi janë shoqëruar në polici, dy personat janë lënë të lirë, por ndaj tyre ka nisur procedimi penal për ushtrim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale apo homoseksuale në vende publike. Ndërkaq, më 25 gusht u kapën katër persona të tjerë teksa kryenin marrëdhënie homoseksuale kundrejt pagesës së 500 lekëve në të njëjtin objekt publik. Në këtë rast nisi hetimi ndaj shtetasve Tahir L, 27 vjeç nga Zallbastari i Tiranës dhe 23-vjeçarit Ismail Matrakulla nga Tirana. Këta u kapën gjithashtu në fl a-grancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasit D.D. dhe R.Sh. Katër homoseksualëve iu sekuestruan 22 copë prezervativë dhe 2400 lekë të reja, pjesë e pagesës. Ky rast u konsiderua prej tyre si diskriminim dhe shkelje e së drejtës për t‘u shprehur seksualisht, pa menduar se çdo lloj marrëdhënie seksuale në ambiente të hapura dhe ushtrim prostitucioni është i ndaluar.

—————————————————————–