Monday, October 19, 2009

Terrorizmi islamik qe lulzon ne faqet shqiptare

balkanweb.com

TIRANE- Video, pamje, dhe mesazhe terroriste në gjuhën shqipe janë publikuar, pa asnjë censurë në faqen e internetit që mban emrin “Forumi-islamik”, www.forumi-islamik.com.

Gjithkush mund të regjistrohet në këtë forum ku në qendër të diskutimeve ështe veprimtaria e Xhihadit dhe terroristi Osama Bin Laden.

Pasi jep disa detaje, mund të hysh në këtë forum, me një nick name dhe pasword, për të parë mesazhet dhe videot terroriste të cilat nxisin dhe bëjnë propagandë për sulme terroriste.

Në faqen e parë të këtij websajti publikohet videoja “Lufto dhe qendro”. Videoja hapet me fotot e torturave në burgun e Abu Graib dhe më pas tregon njerëz të maskuar dhe të armatosur me mitraloz e antitank që sulmojnë trupat aleate ne disa vatra lufte. E gjithë videoja shoqërohet me nëntituj në gjuhën shqipe ku bëhet thirrje për të luftuar

“Kjo thirrje per ty o Ummet i plagosur! O popull, pergatitni luanet. Kthejini fesë suaj shërbimin qe meriton. Lirohu prej prangave dhe të mbarojnë ankesat. Ndërtoje nje kala që të jetë e mbështjellur nga katër anët. O bijtë e popullit tim! Zgjohuni… Lufto se ti je fitorja jone”, shkruhet ne video.

“Po Usame” është një tjetër video që mund të shikohet sa hap këtë faqe interneti. Videoja është produkt i Forumit Islamik dhe në shqip i këndohet duke i thurrur lavde njeriut më të kërkuar në botë, terroristit Osama Bin Laden.

Videoja e përgatitur nga Forumi Islamik është hedhur edhe në youtube, ndërsa faqja të ofron mundësinë ta shkarkosh me një kualitet të mirë si në formatin WMV, Mp4 Mp3 apo në celular.

“Po Usame, zhduke ti ushtrinë amerikane/i rrite nderin myslimanëve/Nga vendlindja u largove, për xhihad rrugën e more/ Nëpër bjeshkë jetën kalove/ për Allah jetën flijove / në shtator 2001/ munde ti një fuqi – janë disa nga vargjet e këngës në video, e cila ndër të tjera tregon Osama Bin Lande me bashkëpunëtorin e tij ndërsa në sfond është shpërthimi i dy kullave amerikane.

Në video jepen dhe pamje të sulmeve mbi ambasadat e disa vendeve në botë, të marra përsipër nga grupe terroriste.

Pak ditë më parë në qytetin e Durrësit u arrestua Artan Kristo nën akuzen per nxitje të veprave terroriste.

Sipas prokurorisë, përmes forumit “Albselefët”, Kristo, i identifikuar me emrin Muhamed Abdullai në internet, ka bërë thirrje publike që mbështesin dhe nxisin veprimet terroriste. Artan Kristo ka qenë një prej të dyshuarve kryesorë për vrasjen e Salih Tivarit, ish-sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Musliman në vitin 2003. Ish-kreu i rinisë myslimane në Durrës, në vitin 2002 u emërua përfaqësues i fondacionit “Al Haramain”. Ky fondacion në vitin 2004, me vendim të qeverisë shqiptare u rendit në listën e financuesve të terrorizmit. Por ndaj Kristos asnjëherë më parë nuk ishte ngritur ndonjë akuzë, veç dyshimeve të forta se kishte ekzekutuar Tivarin për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre.

————————————————–

top-channel.tv

Terrorizmi në mediumet shqiptare

Njeriu më i kërkuar në planet, Osama Bin Laden, është idhull për disa forume myslimanësh në internet

Në një faqe interneti, që mban emrin Forumi-islamik, në gjuhën shqipe, janë dhjetëra e qindra video me pamje nga sulmet terroriste ndaj vendeve perëndimore. Foto dhe video nga sulmet e 11 shtatorit, sulmet mbi ambasadat e disa vendeve në botë, të marra përsipër nga grupe terroriste. Në këtë faqe janë të pasqyruara edhe sulmet ndaj Spanjës dhe Anglisë, të gjitha të marra përsipër nga grupet ekstremiste. Asnjë censurë mbi pamjet e ofruara “gratis” nga ekstremistët që kanë ndërtuar këtë website, duke sjellë për publikun shumë mesazhe nga personat më të kërkuar në të gjithë botën. Të gjitha në gjuhën shqipe. Në videot e montuara, shfaqet njeriu më i kërkuar në botë, Osama Bin Laden, me një buzëqeshje, ndërsa dy presidentët e fundit të SHBA-ve shfaqen të ngrysur.

Mesazhet terroriste

Në këtë forum mund të hyjnë vetëm të regjistruarit. Duke dhënë disa detaje arrin të marrësh një nick name dhe password, me të cilat mund të shikosh mesazhet dhe videot e postuara. Të gjitha të monitoruara nga Prokuroria e Tiranës, e cila filloi disa muaj më parë një hetim nën akuzën e “nxitjes dhe propagandës për sulme terroriste” ndaj një 31-vjeçari nga qyteti i Durrësit. Në dosjen e prokurorisë, përmendet se hoxha Artan Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullahi ka arritur të postojë në këto forume mesazhe dhe video që, sipas prokurorisë, sjellin nxitje fetare dhe rrezikojnë përçarje sociale në familjet shqiptare. Prokuroria tha disa ditë më parë se ka kapur disa mesazhe të postuara nga Kristo me përmbajte të dyshimtë. “…në Xhihad shkohet për të luftuar e për të vrarë qafirët, që janë bërë pengesë për vendosjen e shtetit islam, drejtësisë, pra duhet të kesh me se të vrasësh…Normalisht ne pranojmë edhe të vritemi, sepse Xhihadi është luftë e shenjtë dhe obligim për myslimanin, por jo vetëm të vritemi, por dhe të vrasim…”, shkruante Artan Kristo.

Vëzhgimi

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja video me përmbajtje terroriste në këtë website. Nga vëzhgimi i gazetës “Shqip” rezulton se në këtë forum janë postuar dhjetëra qindra video, foto dhe mesazhe, ku në qendër të diskutimeve është veprimtaria e Xhihadit. “Kjo thirrje për ty o Ummet i plagosur! O popull, përgatitni luanët. Kthejeni fesë suaj shërbimin që meriton. Lirohu prej prangave dhe të mbarojnë ankesat. Ndërtoje një kala që të jetë e mbështjellur nga katër anët. O bijtë e popullit tim! Zgjohuni… Lufto se ti je fitorja jonë”, shkruhet në një video, ndërkohë në pamje duken disa persona me maska në kokë dhe me kallashnikov në duar që sulmojnë forcat e sigurisë në disa vatra lufte.

Lajmet e Xhihadit

Në forum mund të gjesh edhe informacione që quhen “lajmet e Xhihadit”. Aty janë postuar të gjitha sulmet mbi forcat amerikane në Afganistan, Irak dhe Palestinë. Ja sesi shkruhet një lajm për sulmet terroriste, duke i cilësuar ushtarët si kukulla: Një tank amerikan, pushtues, u shkatërrua dhe gjithë ushtarët u vranë në bord, kur muxhahidët kryen një shpërthim të rëndë ushtarak kundër ushtarëve pushtues në Paktia”. Ndërkohë në një informacion tjetër thuhet se “një numër i madh i ushtarëve armiq u plagosën në shpërthim dhe më vonë në sulme të përgjakshme” dhe më tej thuhet se “në pritë 8 ushtarë kukulla u vranë në Baghlan”. Pas lajmeve mund të gjenden edhe video të Xhihadit, nga vende tjera ku luftohet në rrugën e Allahut. Videot janë nga Palestina dhe Iraku.

Në shërbim të Bin Laden

“Jemi në shërbimin tuaj Osama”. Kështu postohen një numër i madh videosh dhe mesazhesh në gjuhën shqipe nga anëtarët e forumit islamik. Në një postim thuhet se anëtarët e Xhihadit mund të akuzohen për kërkimin e fuqisë dhe të sundimit, si dhe për korruptimin e tokës dhe për sjelljen e një feje të re!

—————————————————

shekulli.com.al

TIRANË- Video me pamje terroriste shoqëruar me tekst në shqip ku bëhet thirrje për luftë janë publikuar në një faqe interneti me emrin “Forumi-islamik”, www.forumi-islamik.com.
Që në faqen e parë të websitit në një video realizuar po nga forumi me të njëjtin emër me atë që mban vetë web-i shfaqet një video “Lufto dhe qëndro”. Videoja hapet me fotot e torturave në burgun e Abu Graib dhe më pas tregon njerëz të maskuar dhe të armatosur me mitraloz e antitank që sulmojnë trupat aleate ne disa vatra lufte.
“Kjo thirrje për ty o Ummet i plagosur! O popull, përgatitni luanët. Kthejini fesë suaj shërbimin që meriton. Lirohu prej prangave dhe të mbarojnë ankesat. O bijtë e popullit tim! Zgjohuni! Lufto në çdo vend që ka arrit jehona e kufirit! Qëndro dhe derdh plumba mbi brezin e sionizmit”- , shkruhet ne video.
“Po Usame” është një tjetër video produkt i forumit në të cilën i këndohet terroristit Osama Bin Laden.
“Po Usame, zhduke ti ushtrinë amerikane/i rrite nderin myslimanëve/Nga vendlindja u largove, për xhihad rrugën e more”- dëgjohet në video.