Saturday, October 24, 2009

Banka Boterore : Beme gabim qe ndertuam tecin ne Vlore, por tashme skemi c’bejme

Se ç’e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

——————————————————
Turqit dhe sllavet me ne krye Sali Berishen na shiten vendin, cfar duhet te bejme.

——————————————————-
top-channel.tv

Pas skandalit per prishjen e ndertimeve ne Jale, nje tjeter projekt i Bankes Boterore ne Shqiperi, ai i Termocentralit te Vlores, eshte keqperdorur dhe ka devijuar nga politikat dhe misioni kryesor i bankes.

Paneli i Inspektimit, nje njesi e pavarur investigimi, e cila heton ankesat e atyre qe demtohen nga projektet e financuara nga banka, ka ngritur shqetesime te forta mbi gjithe procesin e perzgjedhjes se vendit mbi te cilin eshte ndertuar termocentrali dhe pasojat e tij ne ndotjen e mjedisit.

Paneli ka dale ne konkluzionin se ne rastin e TEC-it te Vlores, Banka Boterore nuk ka respektuar disa nga dispozitat e politikave te saj qe kane te bejne me vleresimin e projektit, vleresimin mjedisor, menaxhimin e pasurive kulturore dhe vleresimin ekonomik.

Ne njoftimin zyrtar, paneli i inspektimit thote se “Paneli konstatoi mangesi te ndjeshme ne permbushjen e kerkesave te politikave te Bankes per konsultimet.”

Por edhe kete here ashtu si ne rastin e Jales, paneli eshte vendosur para nje fakti te kryer duke pranuar se termocentrali tashme eshte ndertuar dhe vemendja duhet perqendruar per kufizimin e demeve, kryesisht atyre mjedisore, ne te ardhmen. Per kete Paneli ka ngarkuar banken te hartoje nje plan te detajuar per reagimin ndaj derdhjeve te naftes perpara se TEC-i i Vlores te vihet plotesisht ne pune.

“Eshte e nevojshme te sigurohet sa me pare blerja pa vonese e pajisjes se nevojshme si dhe te ndihmohen autoritetet shqiptare per te ngritur strukturat e duhura per te bere te mundur nje reagim te shpejte ndaj rrjedhjeve te mundshme te naftes, qe mund te kercenonin Gjirin e Vlores dhe industrine e turizimit atje” deklaron Paneli.

Nje tjeter shqetesim i ngritur nga Paneli eshte edhe ai mbi faktin se studimi i fizibilitetit dhe ai i vleresimit te mjedisit u pergatiten nga nje firme e vetme konsulente. Kjo perfundon Paneli nuk eshte ne perputhje me politiken e vleresimit mjedisor te bankes, e cila gjithmone kerkon pergatitjen e nje vleresimi te pavarur mbi pasojat e projekteve ne mjedis.

Hetimi i Panelit te Bankes Boterore mbi TEC-in e Vlores nisi pas ankeses zyrtare te Aleances Qytetare per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores.