Friday, March 5, 2010

Ja kush jane “shqiptaret” e verilindjes, e Maqedonise, e Kosoves

Sic tregon tradita dhjetravjecare te vetquajturit shqiptare nga Maqedonia Kosova dhe nga verilindja e Shqiperise(qe hiqen si kosovare) kerkojne azil ne vende si Britania, Belgjika, vendet skandinave. Arsyeja qe thone eshte se jane te shtypur nga Sllavet. Nuk i perkas kesaj rrace keshtu nuk mund ta di gjendjen ne te cilen jetojne. E marrim rastin me te keq qe arsyeja qe deklarojne eshte e vertete. Pasi u jepet azili keta ne teori duhet te punojne dhe te ndertojne te ardhmen sepse kjo eshte arsyeja e kerkimit te azilit : pune ne keto vende sepse qeverrite sllave nuk ua ofrojne per shkak te etnise se tyre. Por kjo rrace e ndyre nuk punon, perfiton strehimin falas dhe asistence sanitare, dhe keta krimba parazitare kur mbeten pa para nxjerrin grate e tyre dhe motrat qe te prostituojne dhe vete rrine neper kafane.
Kush ka guximin te me thote qe keta krimba kane te perbashketa me shqiptaret e tjere.
Un nuk e di kush jane shqiptare keta apo pjesa e tjeter e popullsise ne Shqiperi qe nuk ben keto veprime. Nese shqiptare te vertete jane keta atehere pjesa tjeter e popullsise ka etni tjeter, ne te kundert nese shqiptare jane pjesa tjeter e popullsise atehere keta jane turq, harixhinj, barbare, krimba

————————————–

Belgjika alarmohet nga azilkërkuesit shqiptarë nga Maqedonia dhe Presheva

Bruksel, 23 shkurt - Që prej liberalizimit të vizave vitin e kaluar me Maqedoninë dhe Serbinë, Belgjika është një prej vendeve evropiane që po përballet me rritjen e frikshme të numrit të azil kërkuesve nga këto dy vende. Vetëm dje ka pasur 250 kërkesa për azil, 87 prej tyre nga Maqedonia dhe 51 nga Serbia, konfirmoi për Alsat M një zëdhënëse e Komisariatit të Përgjithshëm për Refugjatët dhe Apatridët në Belgjikë. Sipas saj bëhet fjalë për qytetarë të etnisë shqiptare nga këto dy vende. Që të kuptohet më drejt gjendja e alarmit para të cilit janë vënë autoritetet belge duhen krahasuar shifrat e kërkesave për azil të muajve dhe viteve të kaluara. Kështu, në muajin janar nga Maqedonia janë regjistruar vetëm 60 kërkesa për azil, pra gjatë një muaji, 27 kërkesa më pak se vetëm gjatë ditës së sotme. Ndërsa në vite, në 2007 ka pasur 59 kërkesa, 122 aplikime janë regjistruar në vitin 2008, 201 gjatë gjithë vitit 2009, ndërsa rreth 168 gjithsej nga 1 janari deri në 17 shkurt të vitit 2010, thuhet në një raport të televizionit Alsat nga Brukseli. Një ndër problemet që nuk njihet nga personat që aplikojnë për azil është se Belgjika që prej vitit 2009 është e tejmbytur nga kërkesat për azil dhe se qendrat pritëse në vend kanë kapërcyer nivelin e 109% duke u detyruar të strehojnë në hotele personat që presin përgjigje për kërkesën e tyre. Ndërkohë, sipas të dhënave të Komisariatit për refugjatët, nga kërkesat në fillim të vitit 2010, asnjë qytetar nga Maqedonia nuk ka marrë përgjigje pozitive për azil. Ndërsa vitin e kaluar, nga 201 aplikime, vetëm 2 kanë marrë përgjigje provizore pozitive, pra vetëm 1%.

Zyrtarët e Brukselit: Nuk ka as strehim e as azil në Belgjikë

Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së të Huajve në Belgjikë, Freddy Roosemont, dhe Komisari i përgjithshëm belg për refugjatët dhe apatridët, Dirk Van den Bulck, shpjeguan për Alsat-M në Bruksel se shanset për marrjen e azilit nga qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë në Belgjikë janë jo vetëm minimale, por madje inekzistente.
Zyra e të Huajve në Belgjikë është instanca e parë ku dorëzohen kërkesat për azil. “Shanset për marrjen e azilit janë krejtësisht minimale për të mos thënë inekzistente. Gjykimi bëhet mbi bazën e kritereve të Gjenevës të vitit ‘51, por njerëzit që vijnë tani janë për arsye ekonomike dhe nuk kanë fare lidhje me Konventën e Gjenevës dhe kjo do të thotë se nuk do të fitojnë azilin”, deklaroi Freeddy Roosemont, drejtori i përgjithshëm i Zyrës të të Huajve në Belgjikë.
Dirk Van den Bulck është komisari i përgjithshëm për refugjatët dhe apatritëd. Në krye të instancës së dytë dhe më të rëndësishme që merret më trajtimin në thelb të kërkesave për azil, komisari shpjegon për Alsat-M se përrallat që u janë treguar personave që vijnë në Belgjikë për të kërkuar azil do t’ju kthehen në makth nga realiteti që do të gjejnë në vend.
“Pasi arrijnë në Belgjikë dhe pasi shtrojnë një kërkesë për azil ata nuk do të fitojnë as shtëpi dhe as strehim, dhe së dyti nuk do të përfitojnë azilin apo lejen e qëndrimit. Pra janë dy gjëra jokorrekte dhe këta njerëz kanë një ide krejtësisht të gabuar të mundësive në Belgjikë”, shprehet Dirk Van den Bulck.
Ndërkohë, nga zyra e Komisarit Van den Bulck, Alsat-M iu dhanë dhe shifrat e fundit të azil-kërkuesve nga Maqedonia dhe nga Serbia. Janë 60 aplikime në muajin janar dhe 349 në muajin shkurt nga qytetarë që kanë ardhur nga Maqedonia dhe 58 në muajin janar dhe 287 në muajin shkurt nga ata që kanë ardhur nga Serbia.
Një lajm tjetër i rëndësishëm që iu komunikua Alsat-M sot nga Fedasil, instanca belge që merret me strehimin e personave që kërkojnë azil në Belgjikë është se ky organizëm nuk ka më asnjë mundësi pritjeje për refugjatë të rinj, të cilët rrezikojnë të mbeten rrugëve të Belgjikës. Kjo pasi siç shpjegonte Alsat-M, kapaciteti pritës ka kapërcyer tashmë 109%.
Kjo do të thotë se përveç qendrave të pritjes të cilat janë të tejmbushura, azilkërkuesit nuk do të gjejnë më vend as në hotelet që menaxhon kjo qendër pasi të gjitha vendet janë të zëna. /alsat-m/

Belgjika; Jo azil as shqiptarëve të luginës së Preshevës

Kryetari i Partisë për veprim demokratik dhe deputeti i vetëm në Kuvendin e Serbisë Riza Halimit deklaroi sot se nga ambasada e Belgjikës në Beograd ka marr premtime se asnjë kërkesë e qytetarëve të Serbisë për marrjen e azilit nga fillimi i vitit nuk do të zgjidhet pozitivisht. Halimi për agjencinë Beta deklaroi se ambasadorja e Belgjikës në Serbi Denis De Hauer dje pas dite ka prezantuar qëndrimin e qeverisë së Belgjikës se të gjithë qytetarët e Serbisë të cilët nga fillimi i viti kanë kërkuar azil në Belgjikë sipas programit të readmisionit do të kthehen në shtëpi pas tre muajve. Halimi theksoi se pushteti i Belgjikës ka identifikuar tre transportues që po transportojnë kryesisht azilantët,nga të cilët asnjë nuk është nga Presheva dhe Bujnaoci. Sipas fjalëve të Halimit,aktualisht askush nuk ka shënime precize lidhur me atë sa shqiptarë nga lugina e Bujanocit dhe Preshevës kanë shkuar drejt vendeve të BE,por sipas vlerësimeve të vrazhda fjala është për 5.ooo-10.ooo njerëz. Nga ambasada e Belgjikës kumtohet se vetëm gjatë shkurtit më shumë se 300 qytetarë të Serbisë,kryesisht shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci kanë kërkuar azil,ndërsa numri i kërkesave është shumë më madh në muajin mars